Author: Hamdi Kumanova

Më 15.07.2026 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (61) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit nga një vajzë 20-vjeçare nga Tetova se në periudhën e kaluar e ka ngacmuar seksualisht. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Të burgosurit nga pothuajse të gjitha burgjet në vend do të angazhohen për një javë për të pastruar rrugët kryesore dhe rajonale, informoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve. “Fushata shtatëditore e punës filloi sot dhe do të zgjasë deri më 22.07.2026 në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve dhe NP Rrugët e Maqedonisë në përputhje me Memorandumin e nënshkruar të Bashkëpunimit për angazhimin e punës së personave të dënuar të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e higjienës së rrugëve kryesore dhe rajonale në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë”. “Eventin e sotëm e mbikëqyrën Zëvendësdrejtori i NP…

Lexo më Shumë

Një ekip mobil i Drejtorisë së Doganave ka parandaluar tentimin për kontrabandim të rreth 2 mijë ampulave me tretësirë mjekësore “Gadovist”, të cilat një shtetas i Kosovës, shofer i një kamioni, tentonte t’i fshihte në kabinën e automjetit. Sipas njoftimit të Doganës, shoferi, i punësuar në një kompani transporti nga Kosova, po transportonte profile alumini nga Turqia drejt Kosovës. Ai është ndaluar për kontroll nga ekipi mobil në pikën kufitare Deve Bair. Në pyetjen nëse kishte diçka për të deklaruar përveç mallrave të paraqitura, ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë tjetër. Pas dyshimeve, është kryer kontroll i detajuar, ku…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut (AUV) ka bërë të ditur se në vend janë konfirmuar 10 vatra të reja të sëmundjes së lisë te delet dhe dhitë që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti, transmeton Anadolu. Me rastet e reja, njoftoi AUV, numri i përgjithshëm i vatrave të konfirmuara në vend që nga rasti i parë në fund të janarit të vitit 2026 në fshatin Llopat të Komunës së Kumanovës ka arritur në 17, me mbi 2.700 kafshë të prekura. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma të deleve dhe në dy ferma ku mbahen…

Lexo më Shumë

“Përfaqësim më jokualitativ në qeveri dhe ndikim më të vogël se sot, shqiptarët s’kanë patur që nga vitet nëntëdhjeta”, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dr.Arben Taravari, duke fol për gjendjen e tanishme të qeverisë. Sipas Taravarit, publiku nuk i njeh fare njerëzit që drejtojnë institucionet shtetërore. “Bëni një anketë, kërkoni nga qytetarët t’i thonë emrat e dy ministrave shqiptarë në Qeveri! Ju garantoj se 70-80 përqind e qytetarëve, do t’ju thonë se nuk i njohin se kush janë, sepse janë totalisht anonimë”, ka thënë zoti Taravari, duke shtuar se “ish-ministrat shqiptarë të qeverive të mëparshme, ishin me…

Lexo më Shumë

Tregu ilegal i cigareve paraqet qarkullim dhe konsum të cigareve që nuk kalojnë nëpër sistemin ligjor të kontrollit, taksimit dhe shpërndarjes zyrtare. Kjo kategori më së shpeshti përfshin cigare të kontrabanduara, të falsifikuara ose të tregtuara ndryshe ilegalisht që shiten jashtë kanaleve të regjistruara dhe pa detyrime të paguara siç duhet. Edhe pse Maqedonia vazhdon të ketë një pjesë relativisht më të ulët të cigareve ilegale krahasuar me shumë tregje në Bashkimin Evropian, të dhënat e fundit tregojnë një trend që meriton vëmendje. Vëllimi i cigareve ilegale në vend në vitin 2025 arriti në rreth 3,6 përqind të konsumit total,…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një banesë të Aleksandar Llazarovt, i cili u arrestua ditë më parë. “Dje (15.07.2026), nga Njësia e Punëve të Brendshme -Koçan, në koordinim me PTHP Koçan, pas ndërmarrjes së mëparshme të masave dhe të veprimeve, krahas provave që kanë të bëjnë me kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, janë siguruar prova të shumta të cilat tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se Aleksandar Llazarov ka në dispozicion pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme, të përfituar nga veprimtaria kriminale, për ç’…

Lexo më Shumë

Rasti gjyqësor “Total”, në të cilin ishte i akuzuar gazetari Dragan Pavloviq-Latas për evazion fiskal, ka përfunduar me refuzimin e aktakuzës, pasi prokurori publik hoqi dorë plotësisht nga ndjekja penale, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Gjykatës Penale, bëhet fjalë për lëndën e hapur fillimisht nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), e më pas të marrë përsipër nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Vendimi është marrë më 27 maj 2026, ndërsa aktgjykimi është bërë i formës së prerë më 25 qershor 2026. Në këtë procedurë, e cila zhvillohej që nga tetori i vitit 2017, të akuzuar ishin Dragan Pavloviq-Latas si person fizik dhe…

Lexo më Shumë

SPB Shkup po heton një rast të sulmit fizik të raportuar në fshatin Vollkovë. Sipas kallëzimit, më 14 korrik 2026, në ora 23:40, D.V. (31) nga rajoni i Shkupit ka raportuar se rreth orës 17:50, në fshatin Vollkovë, është sulmuar fizikisht nga I.S. (30) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, organet kompetente do të ndërmarrin procedurat dhe do të paraqesin kallëzimin përkatës.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojë seancën e 111-të plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, dokumentesh strategjike, raportesh dhe çështjesh që lidhen me emërime në institucione. Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i cili është në lexim të tretë, si dhe Propozim-ligji për Përfaqësim Adekuat dhe të Drejtë, që do të shqyrtohet në lexim të dytë. Deputetët do të shqyrtojnë edhe Llogarinë Përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si dhe ndryshimet…

Lexo më Shumë

Kur erdhi në pushtet, nga frika prej VMRO-DPMNE-së, VLEN e ndërtoi propagandën politike mbi sloganin se “etika është para etnikes”. Sot, pas dy vitesh qeverisje, nuk i ka mbetur as etika dhe as etnikja. I ka humbur të dyja! Ku është etika kur një funksionar i VLEN-it përdor gjuhë kërcënuese ndaj një vajze shqiptare vetëm dyvjeçare, vetëm pse nuk i pëlqen mendimi i babait të saj? Ku është etika kur VLEN hesht përballë sulmit verbal të Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli, duke zgjedhur nënshtrimin në vend të mbrojtjes së dinjitetit të një gruaje shqiptare? Ky nuk është…

Lexo më Shumë

Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor, sipas VMRO‑DPMNE‑së, është dëshmi se SDSM, Levica dhe BDI po e bllokojnë përparimin e shtetit dhe se lojërat e tyre politike janë vendosur mbi interesin e qytetarëve. Sipas partisë, mosmiratimi i Kodit të ri Zgjedhor konfirmon se këto tre parti janë të gatshme të bllokojnë çdo proces që nënkupton avancim për shtetin, vetëm për interesa të veta politike. “Kodi Zgjedhor nuk është çështje e politikës ditore, por proces i rëndësishëm reformues. Miratimi i tij është i domosdoshëm për harmonizim me rekomandimet e OSBE/ODIHR‑it, për përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Reformuese dhe për sigurimin e…

Lexo më Shumë