Author: Hamdi Kumanova

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot zhvilluan takim me rreth 100 nxënës të talentuar, të cilët përmes shoqatave të mësimdhënësve ose individualisht, këtë vit morën pjesë në olimpiada shkencore ndërkombëtare dhe gara prestigjioze për nxënës. Në takim, ato u thanë se janë krenaria e shtetit dhe se kujdesi institucional ndaj nxënësve të talentuar, si dhe ndaj të gjithë nxënësve dhe të rinjve, do të vazhdojë të rritet. “Gëzohem që nga viti në vit evidentojmë gjithnjë e më shumë të rinj të talentuar me dëshirë për të garuar, të cilët duan ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj një të punësuari në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, i dyshuar për veprën penale „Marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm“. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari, i cili punonte si shofer i një zyrtari të lartë qeveritar, në periudhën nga 24 korriku deri më 4 shtator të këtij viti i ka kërkuar 1.500 euro një qytetari, me qëllim që të shfrytëzonte ndikimin e tij të pretenduar dhe të ndërmjetësonte te zyrtarët në Qytetin e Shkupit lidhur…

Lexo më Shumë

Më 06.09.2026 në orën 00:30 në autostradën Gostivar-Strazhë, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit ndaluan një automjet pasagjerësh BMW me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga A.J. (49) nga fshati Shemshovë, rajoni i Tetovës. Pasi u akuzua për shkelje të rregullave të trafikut , A.J. filloi të sillej në mënyrë agresive dhe sulmoi fizikisht një oficer policie . Ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës .

Lexo më Shumë

Në Panairin e 90-të Ndërkombëtar të Selanikut, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis trajtoi çështje që lidhen me marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke përsëritur mbështetjen e fortë të Athinës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri grek theksoi se rruga evropiane e secilit vend vlerësohet individualisht, me përparimin që vlerësohet në secilin kapitull të negociatave të pranimit. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, Mitsotakis theksoi se nuk ka pasur përparim të konsiderueshëm në negociatat me BE-në, duke theksuar se vendi është në një fazë shumë më të hershme se Shqipëria. “Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor,…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë sot dhe të martën, ndërsa nga e mërkura pritet mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima. Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 35 gradë. Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi…

Lexo më Shumë

Alarm për zjarret në hapësira të hapura në Maqedoni – 42 vatra janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se, sipas të dhënave të përditësuara deri në orën 07:30, nga 42 zjarret e evidentuara, 32 janë shuar dhe pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa pesë të tjera mbeten aktive. Zjarre aktive janë raportuar në afërsi të fshatrave Graçani dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit, në zonën Ramno pranë fshatit Brest në Çuçer-Sandevë, si dhe në territorin e Kosovës. Vatra aktive ka…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në rrugën magjistrale Kriva Palankë–Kumanovë, në afërsi të fshatit Gradec. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një motoçikletë me targa të Negotinës, e drejtuar nga M.N. (50) nga Negotina, është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Ngjarja është raportuar në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip policor. Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:20, shtetasi me iniciale H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend. Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë personat e përfshirë në…

Lexo më Shumë

Rreth 270 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në të gjithë Indonezinë, pasi shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau ka shkaktuar anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve dhe ka detyruar disa aeroporte të pezullojnë operacionet për të dytën ditë radhazi. Anak Krakatau, i vendosur në Ngushticën Sunda, rreth 150 kilometra nga Xhakarta, nisi aktivitetin e fuqishëm vullkanik vonë të premten. Shpërthimet kanë prodhuar burime lave dhe re hiri vullkanik, të cilat janë përhapur drejt kryeqytetit dhe provincës Lampung. Vullkani vijoi të ishte aktiv gjatë gjithë fundjavës, ndërsa shpërthimi i fundit u regjistrua të dielën në mbrëmje. Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë me pasojë me jetë njeriu ka ndodhur mbrëmë në lagjen Duqanxhik të Shkupit, njoftojnë burime të para nga terreni. Sipas informacioneve paraprake jozyrtare, si pasojë e kësaj ngjarjeje ka humbur jetën një person i moshës së re, ndërsa raportohet edhe për persona të tjerë të mbetur të plagosur, raporton Ora 24. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, të cilat po u japin ndihmën e parë të dëmtuarve dhe po bëjnë transportimin e tyre drejt qendrave spitalore. Zona ku ka ndodhur ngjarja është…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në orën 09:30, mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Rasti ka të bëjë me pretendime serioze të Prokurorisë Speciale për përfshirjen e Shehollit në veprime që, sipas aktakuzës, kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në proceset zgjedhor e në Kosovë, bashkëpunimin me një shërbim të huaj informativ dhe ushtrimin e presionit ndaj një biznesmeni. Sipas aktakuzës, Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë e Serbisë – BIA, i kishte dhënë Shehollit 5 mijë euro dhe materiale audio, me qëllim të…

Lexo më Shumë

Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Athinë, në një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sulmi ndodhi në lagjen Patisia, ndërsa autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në rrugën Vrutu, në momentin kur 55-vjeçari po dilte nga banesa e tij. Sipas informacioneve të para, dy persona iu afruan dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij. Pas sulmit, autorët u larguan me motor. I plagosuri u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Emri i tij…

Lexo më Shumë