Një aksident i rëndë trafiku me pasojë tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në rrugën magjistrale Kriva Palankë–Kumanovë, në afërsi të fshatit Gradec.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një motoçikletë me targa të Negotinës, e drejtuar nga M.N. (50) nga Negotina, është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Ngjarja është raportuar në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip policor.
Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.



