LSDM përmes konferencës për shtyp të zëdhënëses Bogdanka Kuzeska kërkoi zgjerimin e hetimit për rastin me ryshfetin, në të cilin është i përfshirë shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev. Kuzeska theksoi se shoferi është kapur me euro të shënuara pasi kishte kërkuar ryshfet për të rregulluar punësim në Brigadën Kundërzjarr të Qytetit të Shkupit, duke dyshuar se pas gjithë procedurës qëndrojnë funksionarë më të lartë. “Shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, është kapur me euro të shënuara. Ka kërkuar ryshfet – mitim për të ‘rregulluar’ punësim si zjarrfikës në Brigadën Kundërzjarr të…
Author: Hamdi Kumanova
Një konflikt verbal ka degraduar në dhunë fizike pranë pikës pagesore të Gostivarit. Sipas denoncimit të F.A. (36) nga Prilepi, pas një mosmarrëveshjeje me të afërmen e saj A.M., në incident janë përfshirë E.A., S.A. dhe S.D., të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Policia e Shkupit ka arrestuar tetë persona gjatë kontrolleve të realizuara në lokacione të ndryshme të qytetit. Të arrestuarit janë E.N. (31), N.S. (49), N.A. (30), një 17-vjeçar, A.I. (32), Z.Sh. (22), E.A. (21) dhe D.S. (39), tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, si dhe substanca të bardha pluhurore dhe kokrrizore që dyshohet të jenë narkotikë. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS
Një motoçiklist nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident të ndodhur në rrugën rajonale Udhëkryqi i Mavrovës–Dibër, në fshatin Rostushë. Sipas Policisë, më 6 shtator rreth orës 10:00, M.P. (42), duke drejtuar motoçikletën “Ducati” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. I lënduari është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Rostushë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Në vendngjarje ka kryer këqyrje ekipi hetimor i DPB Gostivar.TS
Një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar. Sipas policisë, një automjet “BMW”, i drejtuar nga M.Zh. (26) nga Gostivari, është përplasur me një moped që drejtohej nga një 17-vjeçar nga fshati Gallatë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Policia po heton rrethanat e aksidentit.
Më 06.09.2026 në orën 14:45 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në oborrin e SHMQSH “Kiril dhe Metodij” në Tetovë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë djegur disa panele ndërtimi të destinuara për ndërtimin e një pishine të mbyllur në oborrin e shkollës, transmeton Pa Censurë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekipi hetimor nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
“Çfarë shteti krijojmë, një shtet të tillë do të kemi”, këtë mesazh nga KAÇKM-ja e theksoi presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova në panel diskutimin e sotëm “8 shtatori përmes prizmit të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të tij të drejtpërdrejtë”, kushtuar rrugës drejt pavarësisë dhe viteve të para të krijimit të shtetit modern të Maqedonisë së Veriut. Siljanovska-Davkovës theksoi se krijimi i një shteti nuk mbaron me mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe formimin e institucioneve. Shtetësia e vërtetë, siç theksoi ajo, ndërtohet me kalimin e viteve përmes krijimit të institucioneve funksionale dhe të përgjegjshme, mbrojtjes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe…
Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim policor. Përpara gjykatëses së lëndës Biljana Shuplinovska – Jovevski, Grubi tha se është i martuar, ka tre fëmijë, ndërsa ka të mbaruar doktoraturë. I pyetur se çfarë profesioni ka, Grubi tha se momentalisht ishtë i papunë. /Alsat.mk
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë. Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
Treni urban në Shkup ka transportuar rreth 1.500 pasagjerë në vetëm tre ditë nga fillimi i funksionimit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, tha se interesi i qytetarëve është i mirë dhe se pritet që numri i udhëtarëve të rritet ndjeshëm. Ndërkohë, po projektohen edhe dy linja të reja të trenit urban. Linja e parë do të lidhë Stacionin e Ri Hekurudhor me Autokomandën, Maxharin, Çenton, Ilindenin dhe Agino Sellë. Linja e dytë do të lidhë pjesën veriperëndimore të Shkupit, përmes Butelit, Shkupit Verior, Volkovës dhe Gjorçe Petrovit, deri në Saraj. Projektimi pritet të përfundojë deri në…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4.89 % në raport me vendimin e datës 31.8.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,00 den/litër. Çmimi…
Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro, që pëfaqëson një fluks 86 për qind më të lartë krahasuar me periudhën e analizuar nga qershori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019. Për më tepër, fluksi i investimeve të huaja direkte për kokë banori u rrit nga 405 në 752 euro, informoi Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI). Këto të dhëna, siç thonë nga DZZHTI, janë tregues i interesimit në rritje për investime dhe i potencialit të vendit tonë si destinacion tërheqës për investime. “Drejtoria…

