Një motoçiklist nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident të ndodhur në rrugën rajonale Udhëkryqi i Mavrovës–Dibër, në fshatin Rostushë.
Sipas Policisë, më 6 shtator rreth orës 10:00, M.P. (42), duke drejtuar motoçikletën “Ducati” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
I lënduari është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Rostushë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Në vendngjarje ka kryer këqyrje ekipi hetimor i DPB Gostivar.TS



