Një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar.
Sipas policisë, një automjet “BMW”, i drejtuar nga M.Zh. (26) nga Gostivari, është përplasur me një moped që drejtohej nga një 17-vjeçar nga fshati Gallatë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Policia po heton rrethanat e aksidentit.



