Policia e Shkupit ka arrestuar tetë persona gjatë kontrolleve të realizuara në lokacione të ndryshme të qytetit.
Të arrestuarit janë E.N. (31), N.S. (49), N.A. (30), një 17-vjeçar, A.I. (32), Z.Sh. (22), E.A. (21) dhe D.S. (39), tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, si dhe substanca të bardha pluhurore dhe kokrrizore që dyshohet të jenë narkotikë.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS



