Më 04.09.2026 në ora 16:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SP për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Novakë.
Ai drejtonte një moped me targa të Tetovës pa fituar të drejtën e lejes së drejtimit, përkatësisht pa leje drejtimi, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Në prani të prindit, mjeti është konfiskuar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.



