Më 04.09.2026, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në fshatin Galiçnik, në vendin e quajtur “Stopançe”, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar dhe SP Mavrovë, në kuadër të një aksioni operativ, kanë privuar nga liria pesë persona: A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44) nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit në çadrat ku qëndronin personat, janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me marihuanë, lëndë e bardhë pluhur dhe me kokrra, kërpudha halucinogjene dhe tableta.
Personat janë ndaluar në SP Gostivar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.



