Më 04.09.2026 në ora 18:30, në vendin e quajtur Bunec, në afërsi të heliodromit, zyrtarë policorë nga SP Mavrovë kanë zënë dy persona gjatë prerjes ilegale të drurëve.
Është privuar nga liria V.N. (38), shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili nuk posedonte dokumente identifikimi.
Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i DPB Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.



