Gjykata Themelore Penale Shkup e shpalli të pafajshëm ish ministrin e Punëve të Brendshme Lube Boshkovski në rastin “Rover”. Gjykata vendosi që krahas Boshkovskit edhe Zoran Trajkovski, Sashko Jovanovski Ivica Ristiq, Goce Mitrevski dhe Nikolla Nergievskit nuk janë fajtor për vrasjen e Marian Tushevskit dhe Kiro Janevit në vitin 2001. Tre shtetas serb të akuzuar, Predrag Çubrillo, Millan Iliq dhe Millorad Kovaçeviq, të cilët ishin dënuar me burg të përjetshëm, u shpallën fajtor, ndërsa i pafajshëm mbeti shtetasi i katërt serb Vuk Vukiçeviq. Në lidhje me këtë rast deri më tani ishin sjellë dy aktgjykime të shkallës së parë, por…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, i cili me delegacion të lartë shtetëror para pak kohësh ka arritur për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, momentalisht mbahet takim me presidentin Stevo Pendarovski. Aeroplani “Air Force 2” i sekretarit shtetëror ateroi në aeroportin “Shën Apostull Pali”, ku në nder burrështetasit të lartë amerikan është organizuar pritje me gardë dhe nderime të larta shtetërore. Mirëseardhje Pompeos dhe bashkëshortes së tij u dëshiroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me bashkëshorten. Menjëherë pas kësaj delegacioni amerikan në të cilin është edhe zëvendës-ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit në Shkup, Filip…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot priti sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeo në Ohër. Dimitrov priti Pomepon tek aerporti i Ohrit, që më pastaj Pomepo të takohet me kryetarin Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev. Në rrjetin e tij social ‘Twitter’ ai pas arritjes së Pompeos shkroi: “Para 25 viteve u hap Zyra për lidhje të SHBA-ve në Shkup. Sot, ne e ndërtojmë të ardhmen si partnerë strategjik dhe aleatë të NATO-s. Kisha nderin ta mirëpres Mike Pompeon në Maqedoninë e Veriut”.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneral Claudio Graziano në kuadër të vizitës së tij tek Armata e Maqedonisë sot kishte takim me nikoqirin e tij, gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm të armatës, gjeneralin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Siç njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i armatës, në takim mes gjeneralit Gjurçinovski dhe me Grazianon, është biseduar për pjesëmarrjen e Armatës te misionet paqeruajtëse të BE-së, procesin e transformimit dhe integrimit në NATO dhe për përkrahjen e dhënë nga Komiteti Ushtarak për integrimet e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. “Në takimin mes ministres së Mbrojtjes, Radmilla…
Nënë e bijë nga Pallatica e Tetovës në polici ka denoncuar se një 34 vjeçar nga fshati fqinj Trebosh i ka mashtruar dhe u ka marrë para për premtim të rrejshëm se do t’u ndihmojë të marrin punë në Gjermani. Ai disa herë u ka marrë para, dhe për këtë ata kanë vendosur ta denoncojnë për mashtrim. “Q.N (35) dhe nëna e tij Sh.N. nga fshati Pallaticë e Tetovës kanë denoncuar se A.K. (34) nga fshati Trebosh i Tetovës disa herë i ka mashtruar dhe i ka dëmtuar për 79.000 denarë. Sipas denoncimit, ai u ka premtuar se do t’u…
Gjykata e Apelit vendosi që Bojan Jovanovski të mbetet në paraburgim edhe pse ai u ankua për përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Gjykata e Apelit këtë e vendim e mori me arsyetimin se ka gjasa që ‘Boki 13’ të arratiset, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Fizikisht duke mirë, por kjo nuk e pasqyron gjendjen time shëndetësore. Në këtë procedurë duhet të jem i gjallë dhe i shëndetshëm, e jo i vdekur. Në lidhje me ikjen, dua të shtoj se personaliteti, figura, familja dhe mentaliteti im nuk e lejojnë këtë. Kur u arrestova, nuk tentova të iki, por kisha pushim prej shtatë ditëve me…
Saga e problemeve të mbi 1000 medresantëve në Republikën e Maqedonisë Veriore vazhdon. Si duket askush nuk është i interesuar që në mënyrë institucionale të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e tyre. Portali Almakos disa herë iu është kthyer problemit të medresantëve dhe ka hasur në veshë të shurdhër nga institucionet kompetente si dhe në frikë nga një numër i medresantëve dhe prindërve për të dhënë deklaratë. Ibrahim Neziri, përgjegjësi për student në UT në një deklaratë për portalin Almakos ka konfirmuar të dhënat se rreth 100 medresant nuk janë pranuar në Universitetin e Tetovës për të studiuar për shkak…
LSDM është në rrugë të drejtë që Maqedoninë të shtyjë në humnerë. Zaev dhe ekipi rreth tij janë në rrugë të drejtë për t’i mbushur kontot e tyre private, derisa qytetarët vuajnë nga uria. LSDM është në rrugë të drejtë të shpërngulë edhe 1.000 njerëz për një ditë në qytete si Dellçeva, Berova, Vinica apo Makedonska Kamenica. LSDM është në rrugë të drejtë ta shkatërrojë bujqësinë. Me LSDM-në në pushtet rendimenti në vend se në treg përfundon në plehra. LSDM është në rrugë të drejtë ta shkatërrojë shëndetësinë. Ministri dhe drejtori i FSSH në vend se për shëndetësi më të…
Skender Buzaku i cili pretendon se është në krye të BFI-së, sot dorëzoi dëshmitë para Prokurorisë dhe që, sipas tij tregojnë se kreu aktual i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka kryer krim duke keqpërdorur Bashkësinë Fetare. Buzaku potencoi se dokumentet shfaqin keqpërdorimin e mjeteve që i kanë dhuruar njerëzit. Ai thotë se Rexhepi ka bërë larje parash përmes një firme private dhe kështu ka marrë kundërligjshëm 700.000 euro nga BFI. “Ai ka kryer vepër penale të larjes së parave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Personi i dyshuar ka përvetësuar 700.000 euro këtë vit. Ka llogari fiskale nga vitit 2019, bartja e…
Nga sot dhe gjatë 60 ditëve të ardhshme do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë prej pikëpagesës së Gosvarit deri tek fshati Zdunjë të Gostivarit. “‘Viadukt trejt’ njofton se sot do të fillojnë aktivitetet ndërtimore gjatë rehabilitimit të rrugës magjistrale A2, aksi rrugor Kërçovë-Gostivar nga pikëpagesa e Gostivarit deri në fsahin Zdunjë të Gostivarit për 60 ditë”, njoftojnë nga LAMM. Për këtë arsye do të ketë ndryshim të regjimin të komunikacionit.
Sekretari Shtetëror, Majk Pompeo sot do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, për çfarë, në Ohër do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin, Stevo Pendrovski, transmeton Portalb.mk. Siguria në Ohër është ngritur në nivelin më të lartë dhe në qytet është vërejtur prani e nëpunësve policorë të uniformuar dhe të pauniformuar si dhe nëpunës nga agjencitë shtetërore të sigurisë. Në pajtim me rekomandimet nga Ministria e Punëve të Jashtme, janë mënjanuar të gjithë kontejnerët në trasenë ku do të kalojë delegacioni i lartë shtetëror amerikan dhe po mbahet shkallë e lartë e higjienës në qytet me…
Në mbledhjen e rregullt të 157-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2019, pasi që teksti i propozimit për rebalancin e Buxhetit kaloi procedurën e debatit të komisionit në Kuvendin e RMV-së, në komisionet për financim dhe buxhet dhe komisionin juridik-ligjvënës. Propozimi i ri i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2019, i cili do të lëshohet për miratim në mbledhjen plenare të Kuvendit, kryesisht përfshin rialokim mes tani më pikave të përcaktuara në kuadër të projeksioneve fillestare. Siç njoftojnë nga shërbimi…

