Author: Hamdi Kumanova

Tema e kërcënimeve hibride, e cila është proces dinamik, i rrezikon të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Kthimi i interesit të SHBA-së në këtë pjesë të Ballkanit është për përshëndetje, me shikim të asaj që do të mbyllet procesi i integrimit euroatlantik dhe shpejtë do të mbyllen çështjet e caktuara të hapura, porositi sot prorektori i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” Marijan Gjurovski në Shkollën rajonale për siguri me temën “Kërcënimet hibride dhe impakti i tyre i demokracisë – sfidat për bashkëpunim rajonal”. Sipas tij, veçanërisht e rëndësishme është të përgatiten resurset njerëzore të përgjigjen në këmbim të informatave, duke…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar në një aksident në Kumanovë. Siç informojnë nga MPB, djer rreth orës 21:20 në kryqëzimin e rrugës “Ivo Lola Ribar” dhe “Denko Draganov” në Kumanovë, ka ndodhur aksident në mes “Volkswagen Bora” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.M. (49) nga Kumanova dhe një mopedi “tomos-APN-6” e drejtuar nga A.K. (26) nga Kumanova. Në aksident lëndime të rënda ka marrë A.K., ndërsa lëndimet të lehta ka marrë bashkudhëtari i mopedit GJ.S. nga Kumanova. Ata janë dërguar në spitalin e Kumanovës për dhënien e ndihmës mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB…

Lexo më Shumë

MPB jep detaje të reja rreth shkëmbimit të zjarrit të djeshëm në Gazi Babë, ku u plagos një person. Sipas policisë, dje në orën 15:45 në SPB Shkup është paraqitur se në spitalin e përgjithshëm “Shën Naum i Ohrit” është dërguar A.B. (27) i cili ka pasur lëndime nga një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën Bajram Shabani dhe në të janë përfshirë disa persona, me çka lëndime ka marrë A.B. Më vonë në vendin e ngjarjes është gjetur vetura e markës “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, në pronësi të J.V. (28) nga fshati Sveta…

Lexo më Shumë

Është shumë e rëndësishme të përqendrohet në politikat lokale, zgjidhjet më praktike që do të kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët në mjediset lokale. Të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për jetesë të mirë është mesazhi që kryeministri Zoran Zaev që dërgoi nga komuna e Lozovës ku mori pjesë në hapjen e ndërtesës së re administrative të vetëqeverisjes lokale. “Në më pak se dy vjet, komuna e Lozovës u bë me ndërtesë të re prej 420 metrash katrorë me 16 zyra të pajisura me pajisje moderne dhe teknologji të re kompjuterike. E gjithë kjo…

Lexo më Shumë

Dje në Vushtrri, në rrugën Mic Sokoli rreth orës 13:45, ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet me ngasës ende të panjohur kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull. Viktima ndihmën e parë mjekësore e kishtë marrë në në QKMF Vushtrri e më pas për tretman të mëtejme është dërguar në QKUK. Ngasësi i cili e ka shkaktuar aksidentin ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo më Shumë

Damjan Mançevski, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, gjithashtu i bëri thirrje opozitës të angazhohej në “optimizim” të vendeve të punës në sektorin publik, me të cilën administratorët publik me ofrimin e tri paketave duhet të pranojnë që të punojnë në sektorin private. “Ne duhet të dakordohemi sinqerisht për të hyrë në këtë, unë do të inicioj një zgjidhje së bashku me opozitën. Kjo është e nevojshme për të mos pasur asnjë zgjidhje ciklike. Le të kemi një koncept për zgjidhjen më të sigurt, zgjidhje njerëzore për problemin”, tha Mançevski për “360 gradë”. Ai shtoi se ministria kishte pasur disa…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Claudio Graziano ka tërhequr vërejtjen për kujdes nga sulmet e mundshme kibernetike, në veçanti pasi Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlanike. Gjenerali italian që drejton Komitetin Ushtarak të BE-së, ndodhet në vizitën e parë në Shkup, ka thënë se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapjen e rrugës së anëtarësimit në BE ndryshon baraspesha dhe me këtë rriten edhe mundësitë për sulme kibernetike. “Sulmet kibernetike ndodhin çdo ditë, çdo moment, çdo sekondë dhe duhet vazhdimisht të investojmë. Ne vazhdimisht jemi në luftë, me lloje…

Lexo më Shumë

Përpjekjet për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm po realizohen me veprimet e shërbimit të higjienës në qendër të qytetit, të cilat vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Deponitë ilegale pastrohen dhe mbeturinat e mëdha grumbullohen në të gjitha pjesët e Komunës së Qendrës. Për muajin e kaluar, përveç mirëmbajtjes së rregullt të higjienës së komunës, shërbimi higjienës ka pastruar plotësisht dhe asgjësuar 10 deponi ilegale dhe ka mbledhur gjithsej 30 tonë mbeturina. “Komuna e Qendër dhe kryetari Sasha Bogdanoviq u bëri thirrje të gjithë banorëve dhe qytetarëve që kalojnë përmes komunës që të lënë mbeturinat e tyre…

Lexo më Shumë

“Marrëdhëniet tona do të forcohen më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”. Kështu ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Marrëdhëniet tona do të forcohen më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”. Kështu ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Me presidentin Pendarovski në Liqenin e bukur të Ohrit kemi diskutuar për…

Lexo më Shumë

Gjermania ka propozuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe dakordësimin në parim për të nisur procesin për Shqipërinë, por pa vendosur një datë të saktë brenda të cilës Tirana duhet të plotësojë kushtet shtesë. Plani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që i është propozuar vendeve të BE këtë javë, para samitit të liderëve në mes të tetorit, është kompromisi i mundshëm për ata në BE që përpiqen ti tërheqin afër vendet e ballkanit por që përballen me rezistencën e Francës, Holandës dhe Danimarkës. BE duhej të fillonte bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Dje (e premte) pata fatin të dëgjojë  ligjeratë shumë me vlerë nga imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu. Hoxha i nderuar ligjeroi para namazit të xhumasë një temë që kishte të bëje me moralin dhe u përqëndrua në disa shtylla, ate të këmbënguljes, mirësjelljes, trimërisë. Edhe pse pesëmbëdhjet minuta ishin të pakta për qasjen e temës, ai arriti që ta përfundoj me mençuri. Shoqëria jonë ka nevojë për ujë të freskët nga i gjithë ky zjarrë që ka kapluar shoqërinë tonë. Në zgjidhje të problemeve të shoqërisë sonë vërtetë duhet këmbëngulje. Të gjitha përpjekjet kanë filluar dhe…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në maj vitin e ardhshëm, mëson TV21 nga burimet e dy partive më të mëdha politike. Këtyre ditëve, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja praktikisht janë rigrupuar dhe filluan koncepte të reja. LSDM-ja nisi me slloganin “Në rrugën e duhur”, derisa opozita me “Ripërtrirje të Maqedonisë”. Edhe pse sjellja e tyre në teren ngjan si periudhë parazgjedhore, megjithatë partitë mohojnë se bëhet fjalë për fushatë parazgjedhore. Për partinë opozitare, data e pranueshme për zgjedhje është muaji mars. Nga LSDM-ja thonë se duan zgjedhje të rregullta, duke shtuar se janë të gatshëm edhe për ato të jashtëzakonshme.…

Lexo më Shumë