Në Kosovë nesër janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për të siguruar siguri për qytetarët në gjithë Kosovën policia ka hartuar planin e saj operativ. Në veri të Kosovës janë në dispozicion 650 oficer të policisë, transmeton lajmi.net. Kjo është thënë nga zëdhënësi i policisë rajonale në veri, Branislav Radoviq, duke shtuar se policia e Kosovës do të veprojë të dielën në përputhje me një plan operativ të veçantë. Radoviq i tha Tanjug se vlerësimi i përgjithshëm i situatës së sigurisë në veri të Kosovës karakterizohet si “i mesëm”. “Procesi i zgjedhjeve do të menaxhohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët e Kosovës pritet të dalin për të votuar këtë të diel, në zgjedhjet e 6 tetorit. Kandidatët për kryeministër kanë pasur 10 ditë kohë të shpalosin programin partiak para qytetarëve dhe të bëjnë thirrje për t’i përkrahur. Fushata ka qenë e përqendruar edhe në debate televizive, ku shumë kandidatë për deputetë janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe mospajtimeve nga e kaluara. Këtë vit, nuk ka pasur koalicione parazgjedhore në mes partive më të mëdha në Kosovë. Koalicioni më i përfolur ka qenë ai në mes AAK-së dhe PSD-së. Ndërsa kur është folur për koalicione…
Një manifestim kulturor e me motive tradicionale është mbajtur sot në Deçan, duke shënuar kështu “Ditën e Gështenjës”. Aty u ekspozuan piktura e u mbajt edhe orë letrare me qëllim të promovimit të vlerave tradicionale dhe gështenjës. Ngjarja u organizua nga “Iniciativa për Zhvillim” dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit. Të rrethuar nga peisazhi i gjelbër i fshatit Belle, artistë të ndryshëm shqiptarë shpalosën veprat e tyre artistike, dhe u lexuan poezi kushtuarës gështenjës. Ky aktivitet u mbajt në fillim të muajit tetor meqë ky muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave.…
Një antishqiptar si “expert” në projektin për turizmin e Matkës, banorët kundërshtojnë Ditëve të fundit në kuadër të projektit për zhvillim të turizmit në Saraj i finansuar nga fondet e jashtme po zhvillohen disa debate publike me banorët e fshatrave të Sarajit ku debatohet për zhvilliin e turizmit në Komunën e Sarajit dhe Kanjonin e Matkës, mirëpo në debate dukshëm edhe nëpër fotografi shihet qartë bojkoti i banorëve të cilët kanë kuptuar se “ekspert” kryesor në këtë projekt është angazhuar maqedonasi famëkeq Konstantin Ciriviri i cili vite me radhe dëmton çdo gjë shqiptare në Kanjonin e Matkës. Banorët që e njohin dhe…
Natasha Petrovska, kryetare e Komunës së Manastirit, e cila në korrik ishte një nga të parët që dëshmoi pas arrestimeve të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, të dyshuar në rastin “Haraçi”, për “TvTera” tha se nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se komuna nuk është gjendur në tregimin e përbashkët me Lidhjen Ndërkombëtare të “Boki 13”. “Ajo çka kisha për të thënë, e tregova deri tek instancat e duhura dhe thashë që nuk mund të them asgjë më shumë për shkak të procesit që po zhvillohet. Është fakt se ajo që kemi pasur në Manastir si dhe perceptimi ynë për…
Organet shëndetësore që të mund të shpallin fund të epidemisë së fruthit është e nevojshme që të kalojnë 42 ditë që nga paraqitja e rastit të fundit. Kjo periudhë ende nuk ka kaluar, sepse rasti i fundit është paraqitur më 13 shtator, tha për “Meta.mk” Vlladimir Mikiq, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive. “Shpallja e përfundimit të epidemisë nuk do të ndryshojë gjërat. Për shembull, mund të ketë një rast të ri sot, kështu që numërimi do të fillojë sot, që pastaj në 42 ditët e ardhshme të ketë përfundim epidemia. Për ta vendosur vendimin mbi një epideminë si përfundimtare,…
Hajrush Avdia, i dënuar si pjesëmarrës në rastin e Kumanovës ka paraqitur një kërkesë ndaj partive politike dhe intelegjencës shqiptare që të marrin masa për padrejtësistë që janë duke u bëri ndaj tij dhe shokëve tjerë. “Unë Hajrush Avdija, pjesëtar i Grupit të Kumanovës, i bëj thirrje gjithë spektrit politik dhe intelegjencës shqiptare që të marrin msa ndaj padrejtësisve që janë duke u bërë ndaj Grupit të Kumanovës. Edhe pse kaluan 47 muaj në paraburim dhe 1 vit e katër muaj pas dënimit që na u dha pa bazë dhe asnjë faktë të vetëm, në dënuan me dënime drakonike. Përkundrazi…
Qendra rajonale për vendkalimet kufitare ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit turk J.M.S. (43) për shkak të “tregtisë me njerëz”. “Më 04.10.2019 në orën 2:40 në afërsi të fshatit Smokvica, policia ka ndaluar automjetin të markës “mercedes”, me targa të Gjermanisë, të cilën e drejtonte shtetasi turk. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar dy persona pa dokumentacion, ndërsa sipas pohimeve të tyre bëhet fjalë për A.H. (25) dhe V.N. (25) të dy nga Afganistani. Shoferi dhe imigrantët e arrestuar po mbahen në stacionin policor në Gjevgjeli./Telegrafi/
Kryeministri Zoran Zaev në tribunën e sotëm partiake në Shtip ka paralajmëruar se do të rritet rroga minimale për 1000 denarë, ndërsa bisedimet për këtë janë duke rrjedhur. “Tani do të rritje të rrogës minimale e cila do të jetë më shumë se një mijë denarë. Do të mundësojmë që çdo pronar i cili e rritë rrogën deri në 100 euro, kontributet t’i paguajmë ne”, tha Zaev. “Është shumë me rëndësi të fokusohemi në politikat lokale, në zgjidhjet më praktike të cilat do të kontribuojnë t’ua bëjmë të përditshmen e qytetarëve nga mjediset lokale më të bukur dhe më cilësore…
Zbatimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe në shumë institucione tjera shtetërore po realizohet me hapa të ngadaltë. Gjykatat dhe prokuroritë krahas mungesës kadrovike (kryesisht përkthyesve ligjor), përdorimin e gjuhës shqipe nuk e kanë kapur me seriozitetin më të lartë edhe për arsye se ende nuk themelohet Inspektorati shtetëror për përdorimin e gjuhëve. Zëvendëskryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publike, duke folur për gazetën KOHA, e pranojnë faktin se gjuha shqipe në drejtësi po zvarritet. Por, ndërkohë shprehen se në kuadër të kompetencave që i gëzojnë, kanë bërë maksimumin për zbatimin…
Që nga fillimi është thyer besueshmëria e saj dhe është kontaminuar plotësisht partiake, tha Orce Gjorgjievski, anëtar i IK-së OBRM-PDUKM-së Në këtë agjenci nën rrethana jashtëzakonisht të dyshimta dhe pa kritere të qarta po kryhet përzgjedhjen e personelit të kualifikuar partiak, dhe një shembull shembullor është punësimi i Jovce Remenski, burri i Frosina Remenski të cilin gjithashtu opinioni e ndërlidh me Boki 13. Agjencia gjithashtu punëson Zvonko Kostovski, i cili personalisht e pranoi fajësinë dhe u dënua me burg për një krim, por nuk është në burg sepse ai është i vetmi për të cilën nuk u tërhoq falja nga…
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi si propozim i BDI-së është favorite kryesorë që të ulet në postin e ambasadorit në Uashington. Në një garë të ngushtë për këtë post janë edhe profesori Lubomir Fërckovski si propozim i presidentit Pendarovski si dhe diplomati Paskal Stojcevski si propozim i shet të diplomacisë Dimitrov, por lideri i BDI-së Ahmeti insiston që këtë pozicion të ketë partia e tij. Këto tre emra janë diskutuar këto dy javët e fundit ku po bëhen bisedime për mbushjen e një pjese të madhe të ambasadave ku numri i kalon 25, e mes tyre të zbrazura…

