“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtet anëtare të përgjigjen”. Apeli i forte ka ardhur të dielën paradite nga Komisioneri i Zgjerimit në detyrë Johanes Hahn duke rikonfirmuar bindjen dhe objektivin e ekzekutivit evropian që të arrijë vendimin unanim të vendeve anëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e Këshillit Evropian.
Author: Hamdi Kumanova
Ka marrë fund kohë e investimeve të huaja kur punësimet bëheshin në mënyrë masive. Në tregun e punës nuk ka më punëtorë me kualifikim të ulët, të cilët lehtë mund të punësohen si në kompanitë që vinin në vend deri më tani. Sipas Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, tashmë duhet të kërkohen investitorë të cilët do të punësojnë atë që për momentin ofrohet. Por, cila është struktura e 180 mijë të papunëve, nga të cilët vetëm 105 mijë kërkojnë punë, kjo do të mësohet pas regjistrimit të popullsisë vitin e ardhshëm.
Robert Popovski, Ministri për Komunikime, Transparencës dhe Përgjegjshmërisë, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” në gjuhën maqedonase tha se zyrtarët aktualë të qeverisë flenë në hotele mesatare për të kursyer në shpenzimet zyrtare, duke iu përgjigjur pyetjes se pse shpenzimet personale mujore të disa ministrave ndryshojnë shumë. “Ata që janë të detyruar të udhëtojnë, të mirëpresin delegacionet, zakonisht kanë kosto më të larta në përgjithësi. Por shikoni raportin narrativ me kujdes dhe do të shihni që nuk ka abuzim tek askush. Kursehet maksimalisht, harxhohet me kujdes, çfarë duhet të bëhet. Fle në objekte që vlerësohen mesatare ose pak…
Ministri federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç bëri të ditur MPJ, Shalenberg do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas çfarë të dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Në suaza të vizitës në vend, shefi i diplomacisë austriake do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Në takimet pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme politike…
Me koncertin në Rishon Le Cion afër Tel Avivit në skenën amë të Orkestrës Simfonike të Izraelit, mbrëmë përfundoi turneu disaditor i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Izrael. Para koncertit, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izrael, u mbajt pritja solemne, ku mysafirët e pranishëm i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Në fjalimin e tij, ministri Ismaili e shprehi mirënjohjen e tij për nderin dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetin e Izraelit i lidh miqësia e madhe, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë. “Jam i bindur…
Për shkak të rënies së temperaturës së jashtme prej nesër fillon sezoni ngrohës për konsumatorët e sistemit të ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit me të cilin menaxhon BEG, kumtuan nga kompania. Sipas rregullave për furnizim me energji ngrohëse, dërgesa e energjisë ngrohëse për konsumatorët mund të fillojë edhe para 15 tetorit, por jo para 1 tetorit, përderisa temperatura e parashikuar e jashtme mesatare për ditën e nesërme është e njëjtë ose më e ulët se 12 gradë Celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike. Nga BEG apelojnë që konsumatorët te të cilët ka defekte në instalimin e…
Dje në orën 18:45 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë kontrollimit të pasaportave, është konstatuar se A.R. (37) nga Republika e Serbisë gjendet në listën e kërkimit nga Interpoli i Zvicrës. Ai është arrestua dhe dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/
Njohësit e çështjeve politike thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ashtu siç kërkon opozita maqedonase do të varet nga vendimi i Brukselit për ta caktuar datën ose jo për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, shumica parlamentare konsideron se pas mbylljes së kontesteve me fqinjët dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO vendi të gjithë energjinë duhet ta orientojë në zhvillimin e ekonomisë. Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë shprehet optimist se Brukseli në këtë tetor do të japë dritën jeshile për caktimin e datës për…
Nesër skadon afati prej 15 ditëve për të dyshuarit në rastin “Haraçi” të shikuar provat nga hetimi, pas së cilës prokurorja Vilma Ruskovska mund të ngre akuza. Më 23 shtator, Ruskovska mbylli hetimet ndaj tre të dyshuarve, Bojan Jovanovskit dhe Zoran Mileskit, të dyshuar për tregtim me ndikim dhe pastrim parash dhe Katica Janevës për shpërdorim të detyrës zyrtare si prokuror speciale. Jovanovski (15 korrik) dhe Janeva (21 gusht) janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa Milevski është nën arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit të premten vendosi që “Boki 13” të mbetet në paraburgim për shkak të rrezikut…
Do të formohet parti e re politike nëse anëtarësia e VMRO-DPMNE-së nuk arrin të bashkohet dhe të bëjë koncept të ri, tha kryetari i komunës së Kavadarit. Ai në intervistë për portalin “Faktor” shton se momentalisht anëtarësia e partisë më të madhe opozitare nuk meriton që të nënçmohet. “Nëse situata kërkon që mos të veprojmë në mënyrë të mençur si parti ose të mos arrijmë diçka, atëherë ka hapësirë të mendohem nëse dua të hyj në veprime politike, për shkak se unë jam kryetar, me mandat dhe funksion nga VMRO-DPMNE-ja. Unë personalisht, deri në këtë moment nuk kam bërë asnjë…
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut premtoi se do të lirohen nga kontributet pensionale dhe shëndetësore, nëse pronari vendos t’i rritë rrogat për 100 euro, transmeton Portalb.mk. “Plani është nga 1 nëntori të fillojmë me realizimin e masës së subvencionimit të kontributeve nga pagat e rritura. Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i matim të gjitha vlerat dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë”, deklaroi Zaev. Zoran Zaev sqaroi se…
Deputetja Daniela Rangelova në një intervistë për “Civil” tha se se ideja e 120 njësive elektorale të prezantuara nga Hristijan Mickoski nuk është diskutuar kurrë me deputetët. “Jam e befasuar nga deklarata. Së pari, nuk komunikohet me deputetë, por jo për herë të parë. Unë pres që nuk është hera e fundit që vendimet merren nga një rreth i vogël njerëzish në parti. As nuk është ngritur debati nëse ne si deputetë, të cilët në fund të fundit duhet të shtypim butonin, nuk mund të themi nëse duhet të ketë një model me shumicë me 120 njësi. Unë nuk jam…

