Nga: Myslim Murrizi
Liburn Aliu ose ( Agasi) u emërua drejtor i autoritetit portual Durrës i vetmi port i rëndësis së veçantë i Shqipërisë dhe porti me i madh në vend.
Në Kosovë e hetojnë për vjedhjen e miliona eurove për periudhen që ishte ministër i mjedisit në qeverin Kurti dhe në gusht 2026 e kanë thirrur në prokurorinë e Kosovës ndërsa në 28 tetor 2025 emërohet nga Rama drejtor i Portit Durrës.
I njëjti fenomen ndodhi edhe me aguridhen e Gysit, Vlora Hyseni ( Agasi) që Kryeministri Kurti me Presidenten Osmani e shkarkojnë ndërsa hajdar-kryeministri Rama e emëron drejtoresh të SHISH për t’i shërbyer krimit dhe për t’i dhënë Andi Haxhiut djalit të Batonit 6000 euro në muaj si “bashkëpuntor” i SHISH por në fakt nga bisedat e publikuara kjo ka qenë bashkëpuntore e Gysit dhe e Batonit.
Në fillim të mandatit të dytë 2017-2021, Rama emëroi ministre arsimi një tjetër aguridhe si Besa Shahini dhe ministër të jashtëm një kalama buzë-qumesht si Gent Caka vetëm për të treguar se është përtej Shqipëris si mender lider ose siç thoshte kur paraqiti platformen e tij në kongresin e PS pertej të majtës dhe të djathtës.
Në fakt për këtë koha tregoi se nuk ka gënjyer sepse Rama në 13 vite pushtet nuk ka patur asnjë lidhje as me të majtën e as me të djathtën por vetëm me krimin, bandat, trafiqet, kanabisin, aruben, gysin dhe Ronin.
Pra realisht ka qenë me llumin dhe përtej çdo force politike në Shqipëri.
Po pse mor hajdar-kryeministër pak Burra dhe Gra me dinjitet, integritet moral e intelektual ka Kosova që zgjedh vetëm letyra të llojit Vlora e Liburn?
A nuk ka PS një njeri për drejtor porti në Durrës që duhet të vinte “ushtari” i Trendafile Hysenit të Gysit?
Kujt i shërben dhe kujt i ka shërbyer Liburn Aliu në këto 11 muaj si drejtor porti veç hapjes së dyerve për trafiqet e trafikanteve tëe kordinuara nga kordinatori i Ramës për marëdhëniet Qeveri-Krim dhe nën monitorimin e SHISH si institucion në shërbim të krimit.
SA SHANC QE KE MOR AMAN PER TE ZGJEDHUR DHE EMERUAR VETEM FUNDERRINA NE POSTE KYÇE TE QEVERIS ADMINISTRATES DHE INSTITUCIONEVE QE DUHET TE RUAJNE SHTETIN!!!!!!
Nga qershori i vitit 1999 kur Kosova krijoi Qeverinë e saj pra në 27 vite vetëm Adri Nurellari dhe Kreshnik Spahiu kanë “punuar” në Kosovë mesa kam unifo.
A thua të kenë qenë kaq me vlerë sa të jenë “këmbyer” me klering me të gjithë Vlorat, Liburnat, Besat e Gentat??
The post Si ka mundësi që Rama punëson nga Kosova vetëm sojin që kanë probleme në Kosovë? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


