Ka marrë fund kohë e investimeve të huaja kur punësimet bëheshin në mënyrë masive.
Në tregun e punës nuk ka më punëtorë me kualifikim të ulët, të cilët lehtë mund të punësohen si në kompanitë që vinin në vend deri më tani.
Sipas Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, tashmë duhet të kërkohen investitorë të cilët do të punësojnë atë që për momentin ofrohet.
Por, cila është struktura e 180 mijë të papunëve, nga të cilët vetëm 105 mijë kërkojnë punë, kjo do të mësohet pas regjistrimit të popullsisë vitin e ardhshëm.



