Jovo Vangellovski paraqiti dy ankesa pasi që Këshilli Gjyqësorë e pezulloi dhe shkarkoi nga funksioni i kryetarit të Gjykatës së Lartë para se t’i mbaroj mandati. Vangellovski ka dorëzuar ankesë për pezullimin dhe shkarkimin e tij. Gjykata e Lartë do të krijojë një komision prej tre gjyqtarëve, një nga secili nga katër rrethet e apelit dhe dy nga gjykata vendore e gjykatësit të pushuar nga puna. Nëse pranohet ankesa, Këshilli Gjyqësor do të vendos përsëri për pushimin e tij. Këshilli Gjyqësorë njëzëri një muaj më parë vendosi të shkarkojë Vangellovskin për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesional dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Analisti Armend Muja ka dhënë disa statistika interesante në paraqitjen e tij të fundit në Debat Plus. Muja dhe organizata e tij për grumbullim të statistikave ka llogaritur demografinë e votuesve të Partive të mëdha politike në Kosovë dhe ka arritur të gjejë në një farë mënyre se sa për qind të votave do merrnin ato në rastin më të mirë dhe sa në rastin më të keq. PDK del Partia fituese e këtyre zgjedhjeve nga statistikat e Mujës, pasi në rastin më të mirë subjekti i udhëhequr nga Kadri Vesli do arrijë 224,456 apo 29.20% të votave, duke u…
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dielën të dalin dhe të votojnë. Në profilin e tij në Twitter, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. “Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë vlen. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qofshin pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.
Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, sot vjen në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër. Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. James Wharton nga Partia Konservatore, në moshën 26 vjeçare ishte zgjedhur deputet për zonën e Stocktonit Jugor dhe njihet si një prej politikanëve më aktivë në këtë subjekt politik. Ai më pas ka shërbyer edhe si Ministër për Zhvillimin Lokal dhe Rimëkëmbjen e Veriut në Qeverinë e David Cameronit, si dhe si Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Theresa May. James Wharton së…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë, në profilin e tij në Twitter ka dal kundër korrupsionit jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën. Ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund korrupsionit në botë. Trump ka shkruar se president i Amerikës është i obliguar për të përfunduar korrupsionin, madje edhe në shtetet e huaja. Sipas tij, fushata e tij antikorrupsion nuk ka të bëjë me kundërshtarët e tij, por me një luftë, e cila është bërë gjatë tërë kohës. Pikërisht në iniciativën e antikorrupsion të presidentit Trump është duke u thirru lideri i…
Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Ky plan operacional parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i…
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një tubimi me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës, ka thënë se sa më e fuqishme të jetë Kosova brenda, do të jetë më e fuqishme dhe e respektuar jashtë. Ai edhe njëherë është shprehur i bindur se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.“Kjo është politika jonë më 6 tetor mos u përçani votoni më 6 tetor e keni 112 për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës për ta votuar, urime suksese, fitore”, tha ai.
Sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën Pompeo tha se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve dhe përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët. Pompeo tha se së shpejti SHBA do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Kishim një takim të ngrohtë dhe më vjen mirë që jam këtu. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur…
Dita e kryengritjes popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 11 Tetori (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga Ministria qytetarëve ua uroni Ditës së kryengritjes popullore.
Drejtori Ejup Rustemi një ditë më parë ishte në udhëtim zyrtar përderisa dhjetëra postierë protestuan para selisë qendrore në Shkup. Sot, në prani të mediave drejtori iu tha se të punësuarit e Postës me kontratë në vepër do të kenë mundësi të aplikojnë për konkursin e hapur për 80 vende të reja të punës. Pesë përkthyes sipas Ligjit të gjuhës shqipe dhe 75 të tjerë nëpër sportele të të gjitha postave në vend. Ai nuk iu premtoi, por tha se përparësi kanë ata që kanë dhënë kontribut të mëparshëm në Postë. “Unë nuk mund të them se të gjithë, se…
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut tri herë ka kërkuar nga autoritet kosovare ekstradimin e dy të dyshuarve për rastin “Monstra” Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Ky njoftim i Ministrisë së Drejtësisë vijoi pasi që prokurorja e lëndës për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, Fatime Fetai, kërkoi nga Gjykata Penale e Shkupit, qe e njëjta të parashtroj pyetje shtesë deri te Ministria e Drejtësisë, për çështje ne ekstradimit të Demirit dhe Ismailloviqit. “Ju informojmë se ministrja e Drejtësisë do të takohet me familjarët e viktimave të rastit ‘Monstra’ dhe detajisht do t’i informojë në lidhje me veprimtaritë…
Drejtori i Agjencisë për zbulim Erold Musliu në seancën e sotme i ka informuar anëtarët e Komisionit të Kuvendit për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim se do të miratohet ligj i ri për Agjencinë për zbulim, në vendin e atij aktual që është nga viti 1995, e sipas rekomandimeve të NATO-s, duhet të miratohet deri nga fundi i këtij viti. Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së DSK dhe të Agjencisë për zbulim, Trajko Veljanovski informoi se kanë rekomanduar të përfshihen të gjitha subjektet politike, posaçërisht opozita në përgatitjen e…

