Author: Hamdi Kumanova

Vlado Nikoloski Matematika tregon se qytetarët e Maqedonisë në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 107 milion euro për prostitucion dhe narkotikë. Sot kjo shumë me siguri është shumë më e madhe. Gjë e cila nuk mund të konfirmohet me statistikë sepse të dhënat përllogariten një periudhë të caktuar pas përfundimit të vitit në vijim e sipër. Në shtetin tonë ende nuk u gjend “erbap” politikan i cili pasi ta marrë pushtetin do të ndërmarrë hapa radikale në ekonominë gjë e cila do të sillte rritje të bruto prodhimit vendor prej 6 në 8 përqind, sa është e nevojshme që qytetarët…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka provuar që t’i manipuloj banorët e Komoranit, vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ata në mënyrë antilogjore të njëanshme dhe pa procedura kanë hapur pengesat në kryqin e Kamaranit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve në trafik. Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës në Drenas. Kryetari i kësaj dege, Sejdi Hoxha përmes profilit të tij në Facebook, ka shkruar se kohë më parë ata ia kanë drejtuar disa kërkesa me shkrim Ministritë të Infrastrukturës, Pal Lekaj që të mundësojë hapjen e kryqit në Komoran, duke e mundësuar hyrjen dhe daljen. “Kjo ministri…

Lexo më Shumë

E marta kishte qenë dita e fundit e jetës për B.Osmanin, 23-vjeçaren nga fshati Besi, komuna e Prishtinës. Ajo u gjet e shtrirë në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e 1 tetorit. Në pjesën e kokës ka pasur një plumb, vrima e të cilit nuk ka qenë dalëse. Familja e saj nuk po beson se vajza iu vetëvra. Po thonë se dikush mund ta ketë mbytur atë. Express ju sjell rrëfimin nga Besia. Aty ku askush nuk po e di se çka ndodhi me fatin e B.Osmanit të ndjerë. Me lot në sy po e pret kamionetën e Institutit të Mjekësisë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Veseli ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset më shumë për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe do të ketë koordinim më të madh me Qeverinë e Shqipërisë. “Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare, votat e diasporës po marrin vëmendjen e shtuar të subjekteve politike si asnjëherë më parë. Më shumë se 35 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, janë regjistruar si votues nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Votimi nga diaspora ka filluar më 19 shtator dhe përmbyllet më 5 tetor. Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e…

Lexo më Shumë

Komisari i Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, Lamberto Zannier sot gjendet në Maqedoninë e Veriut. Mes vizitave të tij kanë qenë edhe ajo me krye-parlamentarin Talat Xhaferi si dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, njofton Portalb.mk. Në takim, Talat Xhaferi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbetet i hapur për bashkëpunim me Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët – ndërtimit të bashkëjetesës dhe avancimit të integrimit ndëretnik dhe tolerancës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, Zanier tha se për KLPN…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr.Arbër Ademi, sot zhvilloi takim pune me Komisarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, Lamberto Zannier. Në takim u diskutua për aktivitet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me avancimin e multikulturalizmit, interkulturalizmit dhe integrimin dhe bashkëpunimin e nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike. Avancimi i ngjashmërive dhe pranimi i diversiteteve, interkulturalizmit dhe multikulturalizmit janë një nga parimet themelore edhe të Ligjit të ri për arsim fillor, për të cilin kemi marrë mbështetje të fortë edhe nga Komisari i Lartë, tha ministri Ademi. Ministri Ademi shprehu faleminderim deri te Zannier për mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni inauguruese sot te shkolla fillore Liria në Tetovë u lëshuan në përdorim hapësirat e reja mësimore dedikuar nxënësve me nevoja të veçanta. Këto hapësira konsistojnë në tre klasa mësimi dhe ambiente komplementuese, të gjitha këto të kompletuara me pajisjet e nevojshme teknike moderne, që këtë objekt e bëjnë t’u përgjigjet nevojave të këtyre nxënësve. Hapësirat në fjalë në kuadër të kësaj shkolle fillore u ndërtuan gjatë stinës së verës me iniciativën e filantropit Lazim Destani, Drejtues i Bordit Këshillëdhënës në kompaninë Ecolog. Në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative kjo kompani ndërkombëtare kudo që operon në vazhdimësi e…

Lexo më Shumë

Hapja ose mbyllja e Përfaqësive diplomatike konsullare (PDK) konform ligjit është në kompetencë të Qeverisë dhe ajo vendos për atë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në vilën “Vodno” me presidentin malazez Milo Gjukanoviq. Ai sqaroi se analiza që pas hyrjes në funksion e ka kërkuar dhe marrë nga MPJ-ja ka qenë me qëllim që të dëgjojë prej tyre nëse PDK-të që nuk do të duhet të ekzistonin, që të përforcohet aktiviteti ynë në rajon dhe shtete, që janë të rëndësishme për ne këtë moment. “Propozimin unë e kam marrë vetëm për…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret dinamikë më të përforcuar për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, ku, siç thotë, bëhen përpjekje që një pjesë e rrugës nga Ohri në Vërbjan të hapet vitin e ardhshëm. “Në pjesën e infrastrukturës rrugore vazhdoi ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, presim kjo të ndodh me dinamikë ende më të përforcuar sepse bëhet fjalë për projekt themelor, por edhe në punët plotësuese të cilat ishin lëshuar. Ajo riparohet ashtu që presim rritje serioze të përqindjes së realizimit. Afati është qershori i vitit 2021, bëhen përpjekje që një pjesë e autostradës të hapet vitin e ardhshëm…

Lexo më Shumë

Shkup, 2  tetor 2019  VMRO-DPMNE është kundër heqjes së kuotave për ilaçe. LSDM vendos probleme dekadash. VMRO-DPMNE, e bllokuar në mungesën e ideve është kundër çdo mase që e lehtëson jetën e qytetarëve dhe i zgjidh problemet shumëvjeçare. Përmes anëtarit të Komitetit Ekzekutiv Igor Nikollov dhe qëndrimet e tij në emisionin debatues, VMRO-DPMNE porositi heqjen e kuotave për ilaçet në farmacitë dhe nxit dhunë ndaj mjekëve. Me heqjen e kuotave për ilaçe në farmaci zgjidhet problemi shumëvjeçar me mungesën e ilaçeve dhe iu jepet fund turmave dhe nervozizmit  në farmaci dhe ordinanca. LSDM, si parti e përgjegjëse, vazhdon me zbatimin…

Lexo më Shumë