Author: Hamdi Kumanova

Ilir Sulejmani edhe për një mandat do ta ushtrojë postin e kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 2, pasi Këshilli Gjyqësor njëzëri e zgjodhi sot, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative është zgjedhur Ismeta Amet, për kryetar të Gjykatës Themelore – Manastir, Mile Dimovski, ndërkaq për kryetar të Gjykatës Themelore – Shtip u zgjedh Gjorgji Andonov. Si kryetari i Gjykatës Themelore – Veles është emëruar Lidija Dimova, i Gjykatës Themelore – Prilep, Zoran Stevanovski, për kryetar të Gjykatës Themelore – Dellçevë është zgjedhur Mile Gjorgjiev, për të Kërçovës, me shumicë së badenterit është zgjedhur Amdije Zenku,…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Administrative. Këshilli Gjyqësor në mesin e 31 kandidatëve e ka zgjedhur edhe Çiçakovskin. Ai u shkarkua nga pozita e kryetarit të KSHZ-së, për shkak të keqpërdorimit me bonuset në KSHZ, ndërsa këtë skandal e publikoi ish-ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për gjykatëse administrative gjithashtu është zgjedhur edhe bashkëshortja e ish-prokurorit në PSP Artan Ajro, Eleonora. Ajo është gjykatësja e tretë në Gjykatën Administrative e zgjedhur nga Akademia./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski sot ka deklaruar se, zyrtarisht nuk ka marrë njoftim nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev se do ta bllokojë procesin e marrjes së datës së Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk. “Nuk ka asnjë paralajmërim nga faktorë relevantë të Bullgarisë, qoftë ai president, Qeveri, ministra kompetent për atë se, Bullgaria do ta bllokojë procesin gjatë mesit të muajit kur presim të marrim datë për negociata, kur e presim vendimin evropian më 15 dhe 17 tetor. Se si më tej, jo vetëm Bullgaria, por mundet që edhe Greqia nëpërmjet zbatimit të mëtutjeshëm…

Lexo më Shumë

Lajmi se edhe në Tetovë ka ndodhur një sulm ndaj një mjeku, përbën shqetësim edhe për Alternativën – Dega në Tetovë. Duke mos pranuar asnjë lloj arsyetimi banal për sulmin fizik ndaj mjekut, Alternativa pyet se ku është burimi i këtyre akteve vandale? Mos, vallë, ka qarqe të caktuara të cilat qëllimisht inskenojnë ngjarje të këtilla, që kështu ta dëmtojnë imazhin Tetovës para opinionit vendor dhe ndërkombëtar? Ndërkaq, pyetja më e rëndësishme është kush i mbron politikisht këta dhunues? Nisur nga kjo, duke e respektuar secilin mjek, por edhe secilin profesionist tjetër në qytetin tonë, u bëjmë thirrje organeve të…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga një tetori, NLB Banka ka vendosur kredi të reja promovuese banesore me ulje kamatore fikse deri në 10 vite dhe mundësi të vecanta deri në 31.12.2019. Oferta e re, klientëve i jep mundësinë që të zgjedhin kredi banesore me shkallën më të ulët kamatore prej 3 % fikse për 5 vitet e para ose shkallën kamatore prej 3.5 % fikse për 10 vitet e para. Njashtu, në drejtimin e sigurimit të stabilitetit plotësues financiar dhe uljes së paqartësive nga e ardhmja, me kredinë banesore klientët kanë mundësi që të fitojnë edhe polisën e sigurimit jetësor me kushte…

Lexo më Shumë

Jemi dëshmitarë të asaj se sa hapa të rëndësishëm ka bërë Qeveria juaj në realizimin e qëllimit rreth inkuadrimit drejt BE-së. I ndjekim të gjitha ngjarjet në sferën e sundimit të së drejtës, ka raste të hapura dhe punojmë në ta. Zgjerimi është hap i rëndësishëm drejt BE-së dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të sillet vendim me qëllim Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE. Kësi porosie ka dërguar sot ministri për Punë të Jashtme i Finlandës, Peka Havisto i cili është për vizitë në vend në dy javë para vendimit të Këshillit të…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat ndajnë të kaluarën e përbashkët dhe synojnë drejt të ardhmes së përbashkët përmes integrimit në institucionet euroatlantike janë në fokusin e bisedimeve midis shefave të dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq. Pendarovski sot në kabinetin presidencial në Vilën Vodno në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Gjukanoviqin, i cili është duke qëndruar për vizitë dyditore në vend. Vizita e presidentit malazez është njëherësh edhe vizita e parë zyrtare e një presidenti të huaj të Maqedonisë së Veriut në mandatin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoni, Dirk Jan Kop, uroi për funksionin e ri duke theksuar bashkëpunimin me Holandën do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit kanë biseduar për ndodhitë aktuale në vend, sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik të vendit dhe të rajonit. Ahmeti ka theksuar përkushtimin e BDI-së në arritjen e drejtësisë funksionale dhe të besueshme që arrihet përmes vetingut. “Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Ahmeti tha se pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me…

Lexo më Shumë

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi pas një kohe të gjatë ka dhënë një lajm për banorët e saj. Ajo ka thënë se tashmë për ta po zgjidhet një nga problemet jetike, siç është kanalizimi. “Dua të ndaj me Ju lajmin e shumëpritur dhe të gëzueshem, se brenga e 30 viteve që na ka shoqëruar, problemi me kanalizimin, po merr fund. Sot është bërë shpallja publike për zgjedhjen e operatorit ekonomik (kompania e cila do të angazhohet që t’i kryej aktivitete e punimeve) për realizimin e projektit të rrjetit të kanalizimit në Haraçinë. Vlera e këtij projekti arrinë shumen…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka filluar gjykimi kundër katër të punësuarve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), për keqpërdorim të kasafortës. Prokurorja Ivana Trajçeva në fjalën hyrëse tha se të akuzuarit i kanë shkatërruar evidencat për paratë e harxhuara, gjegjësisht librat kryesore, pa miratim nga drejtori, pa formim të komisionit dhe pa transkriptë, përcjell Telegrafi Maqedoni. I akuzuari Petre Peshovski, si ish i punësuari operativ kryesor në DSK, pas fjalës hyrëse të Trajçevës tha: “Jam fajtor. Ashtu jam udhëzuar”. Ndërsa i akuzuari Toni Jakimovski, tha se nuk ndjehet i akuzuar. Kurse të akuzuarit Stevo Maxhovski dhe Kristina…

Lexo më Shumë

Viti i ri akademik ka filluar edhe në Fakultetin e Shkencave Islame. Të gjithë medresantët që nuk e zgjodhën këtë fakultet për të vazhduar studimet deri diplomike, nuk do mund të regjistrohen në asnjë drejtim tjetër të ndonjë Universiteti në vend. Medresantët sërish edhe këtë vit akademik mbeten jashtë universiteteve. Sipas ligjit për arsim të lartë, të gjithë nxënësit që nuk do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, nuk do kenë mundësi për regjistrim në studimet deri diplomike. Ministri i Arsimit Arbër Ademi edhe një herë premtoi zgjidhje të këtij problemi. https://youtu.be/R8UbncyGyOA

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut, tani, sot në këtë moment meriton fillim të negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi sot në Manastir ambasadori slloven në vend Milan Jazbec. Sllovenia në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian do të japë mbështetje direkte për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Union,  ndërsa kryeministri slloven Marjan Sharec  atë do ta bëjë edhe javën e ardhshme  kur do të qëndrojë në vend, paralajmëroi ambasadori Jazbec. “Sllovenia është mbështetës i madh i Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në dhe ne për dy javë presim dritë të gjelbërt nga…

Lexo më Shumë