Duke nisur nga një tetori, NLB Banka ka vendosur kredi të reja promovuese banesore me ulje kamatore fikse deri në 10 vite dhe mundësi të vecanta deri në 31.12.2019. Oferta e re, klientëve i jep mundësinë që të zgjedhin kredi banesore me shkallën më të ulët kamatore prej 3 % fikse për 5 vitet e para ose shkallën kamatore prej 3.5 % fikse për 10 vitet e para.
Njashtu, në drejtimin e sigurimit të stabilitetit plotësues financiar dhe uljes së paqartësive nga e ardhmja, me kredinë banesore klientët kanë mundësi që të fitojnë edhe polisën e sigurimit jetësor me kushte të përshtatshme të kredisë.
“Me qëllim që t`i përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë, kemi krijuar kredi të reja banesore me shkallët më të ulëta kamatore dhe kushtet më të mira në treg. Kreditë e reja banesore klientëve tanë i mundësojnë që ta zgjedhin shtëpinë që e duan dhe pastaj të kanë kontroll në menaxhimin e buxhetit të tyre familjar, fal periudhës afatgjate të shkallëve kamatore fikse. Si vlerë e shtuar, klientët me kredinë e tyre banesore fitojnë edhe kartelë kreditore falas si dhe mundësinë e shfrytëzimit të kredisë pa kamatë për mobilimin e shtëpisë në bashkëpunim me Neptun. Edhe në të ardhmen duke i ndjekur nevojat e tregut do të vazhdojmë që ta përmirësojmë ofertën tonë me qëllim që të krijojmë përvojë pozitive shfrytëzuese”, thuan nga NLB Banka.
Në suaza të kampanjës promovuese, NLB kreditë banesore miratohen pa harxhime për miratim dhe vlerësim. Oferta e re ka të bëj me të gjitha kreditë e miratuara nga data 01.10.2019.
Më shumë informacione për kreditë banesore klientët mund që t`i marrin në ueb faqen www.nlb.mk, në telefon 02/15 600 ose në ekspoziturën më të afërt të Bankes.




