Seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale -Shkup prej sot do të jenë të incizuara audio dhe procesverbalet e shkruara zëvendësohen me tonike që drejtpërdrejtë hyjnë në sistemin AKMIS. Në praktikë ajo nënkupton se obligimi i deritanishëm që gjyqi të dorëzojë procesverbale në formë të shkruar, do të zëvendësohen me lëshimin e disqeve- audio pas përfundimit të çdo seance. Kjo duhet të kontribuojë në efikasitet, ashtu që do të shmangen përsëritet dhe ndërprerjet që deri tani kanë qenë praktikë për shkak të pamundësisë që procesverbalistët të ndjekin dhe fusin në procesverbal avokatët, prokurorët, dëshmitarët ose prokurorët që flasin më shpejtë. Me…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm në tre mujorin e parë në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ tashmë janë regjistruar mbi 170.000 përdorues. Kjo masë kthen paratë tek qytetarët duke skanuar llogari skale ndërsa sipas përllogaritjeve në tre mujorin e parë, qytetarët tashmë kanë kthyer mbi tre milionë euro. Kthimi parave për muajin korrik, gusht dhe shtator do të paguhen në fund të muajit dhjetor së bashku me tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Nga LSDM thonë se kjo masë po jep efektet e saja duke kthyer para tek qytetarët dhe duke ndihmuar ekonominë. Pas pagesës në muajin dhjetor, çdo tre muaj do të paguhet pagesa e llogarive të…
Mbështetja jonë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka qenë pa kusht – ka një kusht shumë të qartë, ndërsa ai është marrëdhënie të mira fqinjësore, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe shefe e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. “Nuk ekziston mënyrë të synoni të bëheni anëtare e BE-së dhe të keni marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Ai nuk është vetëm kriteri bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha Zaharieva në deklaratë për TV Nova bullgare. Sipas saj, pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e rëndë nga kontesti për…
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Kadri Veseli në tubimin e sotëm me qytetarë të Kamenicës, ka premtuar se nuk do të mbyllet as një shkollë në këtë komunë, si dhe nga viti i ardhshëm Kamenica do të ketë lidhje të veçantë me autostradën e Gjilanit. Po ashtu Veseli tha se në këtë vend kufitar do të ketë perspektivë ekonomike, integrim në BE, gjithnjë në bashkëpunim me ShBA-në. Veseli tha se PDK ka projekt të realizueshëm për rininë, ndërmarrësit dhe bujqit. “Për Kamenicën kam një mesazh, ju jeni zonë kufitare, andaj është interes strategjik i Republikës Kosovës që…
Pas më shumë se tetë viteve, 43-vjeçarja nga Prizreni, Hana Bytyqi ka parë për herë të parë fëmijët e saj të cilët ia kishte rrëmbyer ish-burri. E njejta për këtë rast kishte lajmëruar autoritetet në Gjermani e Kosovë. Për tetë vite, sa ia kishte rrëmbyer dy fëmijët ish-bashkëshortes së tij, Bekë Gashi po jetonte pa asnjë problem së bashku me djalin dhe vajzën në Komunën e Pejës. Pavarësisht se i njëjti po kërkohej nga autoritetet e Kosovës e Gjermanisë, u deshën 8 vite që të gjendej vendndodhja e tij. Gashi kishte tërë këto vite, që ia kishte marrë dy fëmijët…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka thënë se 1 tetori gjithmonë është shoqëruar me vendime të mëdha nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se reformat në arsim gjithmonë kanë ardhur nga PDK-ja dhe me këtë ka përmendur disa nga të rriturat e PDK-së në sistemin e arsimit në Kosovë. Hoxhaj, ka thënë se sa ka qenë ministër i Arsimit, në Kosovë është rritur numri i studentëve dhe me këtë është arritur synimi i përfshirjes sa më të…
Mesazhe të qarta të mbështetjes se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton dhe duhet të marrë vendim pozitiv në Këshillin e BE-së në muajin tetor, kur shteti ynë pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, janë dhënë në takimet e sotme të kryeministrit Zoran Zaev me Dimitros Papadimulis, zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian, Gi Ferhofshtad, deputet në Parlamentin Evropian dhe ish-kryeministër i Belgjikës dhe Martin Shulc, ish-kryetar dhe ish-lider i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë . Në takim të kryeministrit Zaev me zëvendëskryetarin e PE-së, Papadimulis, u konstatua se shteti ynë ka bërë hapa të mëdha në zgjidhjet e çështjeve…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Koçan në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, me ç’rast i vizitoi pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarve nga NP “Pyjet kombëtare” të cilët janë të angazhuar në sanimin e dëmeve nga zjarret e paradokohshme pyjore në rrafshnaltat e Maleve të Osogovës. Së bashku me kryetarin e komunës Nikollçe Iliev, anëtarët të Këshillit të Komunës së Koçanit dhe me qytetarët, Pendarovski mbolli fidane të reja duke shfaqur shpresë se aktivitetet për ripërtëritje të fondit të dëmtuar pyjor do të japin rezultate pozitive. Në tre zjarret e njëpasnjëshme të shkaktuara në…
Nga tregu i Serbisë dhe Kroacisë është tërhequr ilaçi Ranitidin, për shkak të dyshimeve se ka substanca aktive “nitrosodimethylamine (NDMA)”, e cila është kancerogjene dhe mund të shkaktojë kancer. Kompania “Hemofarm”, për shkak të kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, i tërheq gjitha seritë e ilaçit Ranitidin. Mediumet serbe shkruajnë se nga tregu janë tërhequr gjitha prodhimet që përmbajnë ranitidin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Agjencia për ilaçe në Maqedoni (MALMED) nuk informojnë nëse i kanë njoftuar barnatoret dhe mjekët amë për tërheqjen e ilaçit Ranitidin. Por, përmes një kumtese me kërkesë të mediumeve, thonë se ilaçin e kanë tërhequr…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar në vend, Kristin Forsgren Bengtson, në të cilin është paralajmëruar strategjia e re zhvillimore e Suedisë për periudhën e vitit 2021-2028, që do të pranojë një pjesë, dedikuar veçanërisht Republikës së Maqedonisë së Veriut, me prioritete të theksuara për agjendën evropiane. Ambasadorja Bengtson, informon pres-shërbimi kuvendor, e theksoi kënaqësinë që e përfaqëson vendin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se në mandatin e saj pret të japë kontribut të madh në integrimin tonë në Bashkimin Evropian. “Mbretëria e Suedisë…
Me Ligjin e ri për ndihmë juridike falas, që hyn në fuqi prej ditës së sotme, qytetarët marrin ndihmë juridike falas dhe qasje të barabartë në drejtësi – avokat, ndërsa shpenzimet administrative mbulohen nga buxheti. “Qytetarët që kanë probleme financiare mund të drejtohen pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe tek një sitë rajonale të kësaj ministrie dhe të kërkojnë ndihmë juridike apo t’u sigurohet avokat i cili do të paguhet nga Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë. Risia e këtij ligji është se tani po mbulohen të gjitha shpenzimet lidhur me sigurimin të ndihmës juridike”, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell…
“Më 15 tetor do të kemi takim me historinë. Shpresoj se atëherë do ta fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Katërmbëdhjetë vjet jemi shtet kandidatë për anëtarësim, humbën një gjeneratë të tërë, duhej lidership që të kuptohet se me punën dhe mundin tonë mund ta ecim para”. Këtë e theksoi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, gjatë fjalimit në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Shkup, në organizim të “The Economist”. “Pasi e zgjidhëm atë të pazgjidhshmen, por edhe nga ndryshimet e dukshme, fillimi i negociatave do të jetë stimulim që BE-ja ta ruaj historinë evropian të vendit”,…

