Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Koçan në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, me ç’rast i vizitoi pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarve nga NP “Pyjet kombëtare” të cilët janë të angazhuar në sanimin e dëmeve nga zjarret e paradokohshme pyjore në rrafshnaltat e Maleve të Osogovës.
Së bashku me kryetarin e komunës Nikollçe Iliev, anëtarët të Këshillit të Komunës së Koçanit dhe me qytetarët, Pendarovski mbolli fidane të reja duke shfaqur shpresë se aktivitetet për ripërtëritje të fondit të dëmtuar pyjor do të japin rezultate pozitive.
Në tre zjarret e njëpasnjëshme të shkaktuara në Koçan në gusht të këtij viti janë shkatërruar 150 hektarë pyje, nga të cilët 30 deri 40 pisha të vjetra dhe shumë familje bletash. “Pyjet janë pasuria jonë, që duhet bashkërisht ta ruajmë”, tha presidenti Pendarovski.
Pendarovski e vizitoi edhe sektorin për oriz në Institutin bujqësor, i cili si institucion ishte udhëheqës në këtë fushë në dekadat e fundit, por tani përballet me mungesë të mbështetjes financiare nga shteti dhe nevoja e punësimeve të reja dhe kuadrit të ri profesionist. .



