Mesazhe të qarta të mbështetjes se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton dhe duhet të marrë vendim pozitiv në Këshillin e BE-së në muajin tetor, kur shteti ynë pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, janë dhënë në takimet e sotme të kryeministrit Zoran Zaev me Dimitros Papadimulis, zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian, Gi Ferhofshtad, deputet në Parlamentin Evropian dhe ish-kryeministër i Belgjikës dhe Martin Shulc, ish-kryetar dhe ish-lider i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë .
Në takim të kryeministrit Zaev me zëvendëskryetarin e PE-së, Papadimulis, u konstatua se shteti ynë ka bërë hapa të mëdha në zgjidhjet e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe në reformat vendore dhe se askush nuk do të mund të shkojë kundër atyre rezultateve. Është vlerësuar se shteti ynë çdo vit është gjithnjë e më i mirë në realizimin e reformave dhe se ai avancim është i dukshëm dhe në periudhën në vijim duhet të jetë edhe më i dukshëm për Evropën, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Ferhofshtad, megjithatë, ka transmetuar mbështetje të fuqishme nga grupi i sapoformuar i liberalëve në Parlamentin Evropian i cili qartë i shpreh pritjet që të vlerësohen arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rekomandon hapje të negociatave me shtetin tonë. Vlerësimi është se rezultati i tillë i tetorit nga Këshilli i BE-së do të jetë një motiv i mirë edhe për avancimin e rajonit.
Siç është theksuar në kumtesë, në takimin e Zaevit me Shulcin veçanërisht është theksuar nevoja nga vendimi pozitiv në tetor nga ana e Këshillit të BE-së për perspektivat evropiane të shtetit tonë, sepse kjo është mirë edhe për Evropën, e cila ka nevojë nga stabiliteti dhe riafirmimi i vlerave evropiane.
Është konstatuar se Evropa duhet të kundërpërgjigjet në politikat e sinqerta të dialogut që sollën zgjidhje për çështjet e mëdha, siç ishte çështja bilaterale me Republikën e Greqisë sepse ky ishte mesazhi pozitiv edhe për tërë rajonin.
Kryeministri iu falënderua përfaqësuesve evropianë për angazhimet e shprehura për avancimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme pa mëdyshje që vjen nga Parlamenti Evropian.
“Ne jemi shembull i mirë i shtetit i cili sjell vendime të guximshme të vendimeve, që tregon në vepër respektim të vlerave evropiane siç janë dialogu, transparenca, liria, demokracia dhe do të jemi vetëm në ndihmë të rajonit dhe të Evropës. Jemi të përkushtuar në politikat për investitorë të rinj, rritje të pagave, përfitime sociale, kthim të parave ndaj qytetarëve, ndërsa mundësitë ekonomike në pjesë të madhe të rezultateve të perspektivave të hapura për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, që e presim në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm, si dhe datën e paralajmëruar për fillimin e negociatave me BE-në. Na duhet vendim i pastër, pozitiv nga Këshilli i BE-së në muajin tetor, për të vazhduar ta zhvillojmë shtetin dhe të kontribuojmë në zhvillimin e rajonit dhe të Evropës”, ka thënë Zaev në bisedimet në takimet bilaterale. .



