Marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat ndajnë të kaluarën e përbashkët dhe synojnë drejt të ardhmes së përbashkët përmes integrimit në institucionet euroatlantike janë në fokusin e bisedimeve midis shefave të dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq.
Pendarovski sot në kabinetin presidencial në Vilën Vodno në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Gjukanoviqin, i cili është duke qëndruar për vizitë dyditore në vend.
Vizita e presidentit malazez është njëherësh edhe vizita e parë zyrtare e një presidenti të huaj të Maqedonisë së Veriut në mandatin e presidentit Pendarovski.
Dy presidentët kanë tet-a-tet takim, ndërsa edhe takim plenar midis delegacionit zyrtar të Maqedonisë së Veriut dhe Malit Zi, pas së cilit ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. .



