Jemi dëshmitarë të asaj se sa hapa të rëndësishëm ka bërë Qeveria juaj në realizimin e qëllimit rreth inkuadrimit drejt BE-së. I ndjekim të gjitha ngjarjet në sferën e sundimit të së drejtës, ka raste të hapura dhe punojmë në ta. Zgjerimi është hap i rëndësishëm drejt BE-së dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të sillet vendim me qëllim Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE.
Kësi porosie ka dërguar sot ministri për Punë të Jashtme i Finlandës, Peka Havisto i cili është për vizitë në vend në dy javë para vendimit të Këshillit të BE-së për fillim të negociatave inkuadruese me shtetin.
Pritjet për fillim të negociatave është qëndrim i Finlandës si kryesues me BE-në, por siç ka theksuar, “në procesin e bartjes së vendimeve respektohen qëndrimet e gjitha shteteve tjera anëtare të Unionit”.
“E dimë se Bundestagu në Gjermani ka sjell vendim pozitiv dhe patjetër të presim derisa të gjitha shtetet anëtare të BE-së nuk e rrumbullakojnë pozicionin e tyre për zgjerim”, ka thënë Havisto, duke shtuar se nevojitet kohë që të rrumbullakohen marrëdhëniet veçmas lidhur me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe ajo se Brukseli është i preokupuar me shumë punë siç është rasti me Bregzitin, krizën e refugjatëve.
BE ka vlerësuar se lëviz shumë ngadalë nga e pritura dhe në të ndonjëherë kemi problem me sundimin e së drejtës dhe respektimin e vlerave evropiane.
Havisto ka dërguar urime deri te vendi për progresin e arritur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me çka ka potencuar se është sinjal i BE-së se si mund në mënyrë të organizuar dhe vullnet të mirë të arrihet marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve të hapura. E ka theksuar edhe rëndësinë e inkuadrimit drejt NATO-s si për ne ashtu edhe për siguri evropiane.
Ministri Nikolla Dimitrov shpreson se Finlandën do ta kujtojmë si shtet për kohën në kryesimin e së cilës me BE-në kemi marrë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Ai vendim do të jetë sukses i përbashkët dhe inkurajim i rëndësishëm të vazhdojmë rrugës që moti e kemi vizatuar- ta rregullojmë shtëpinë dhe Maqedoninë e Veriut ta bëjmë demokraci moderne evropiane”, ka thënë Dimitrov.
Me faktin që na ndajnë 14 ditë nga takimi i Këshillit për punë të përgjithshme, siç ka potencuar, presim vendim të rëndësishëm pozitiv për bisedimet qasëse, me Haviston kanë biseduar dhe aplikuar përshtypjet lidhur me qëndrimet e shteteve anëtare. E ka prezantuar përrallën tonë bindëse edhe lidhur me eurointegrimin dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore, kontekstin se sa vite presim, kur kemi filluar të shkojmë rrugës dhe investimit që nënkupton vendim pozitiv për ne, rajonin dhe BE-në, dhe çka do nënkuptonte vendim negativ.
“Do të ketë bisedime të organizuara në shumë kapituj, me fokus në më shumë shpresë, progres dhe rritje ekonomike. Nëse me sukses e përfundojmë atë proces të rinjtë nuk do jetë patjetër të shkojnë në Gjermani për mënyrë evropiane të jetës, por atë do ta kenë në shtëpi. Dhe nuk kemi alternativë dhe nëse jemi vetëm atë patjetër ta bëjmë, por nëse jemi në procesin do të kemi monitorim të thellë në gjitha sferat e administratës, gjyqësisë, veçmas kyç do të jetë kapitulli 23 dhe 24. Me normalitet dhe shtet juridik praktikisht do të marrim shans konkret ta bëjmë shtetin evropian”, thekson Dimitrov.
Ndryshe, me kolegun e tij finlandez kanë biseduar edhe për interesin e vendit për projektit tuining në sferën e mjedisit jetësor dhe bashkëpunimit më të madh në arsim si sferë ku mund të mësohet shumë nga Finlanda.



