Shkup, 2 tetor 2019
VMRO-DPMNE është kundër heqjes së kuotave për ilaçe. LSDM vendos probleme dekadash.
VMRO-DPMNE, e bllokuar në mungesën e ideve është kundër çdo mase që e lehtëson jetën e qytetarëve dhe i zgjidh problemet shumëvjeçare.
Përmes anëtarit të Komitetit Ekzekutiv Igor Nikollov dhe qëndrimet e tij në emisionin debatues, VMRO-DPMNE porositi heqjen e kuotave për ilaçet në farmacitë dhe nxit dhunë ndaj mjekëve.
Me heqjen e kuotave për ilaçe në farmaci zgjidhet problemi shumëvjeçar me mungesën e ilaçeve dhe iu jepet fund turmave dhe nervozizmit në farmaci dhe ordinanca.
LSDM, si parti e përgjegjëse, vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që e përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe e avancojnë sistemin e mbrojtjes shëndetësore.
Qendra për Komunikime me Opinionin të LSDM-së



