Nënë e bijë nga Pallatica e Tetovës në polici ka denoncuar se një 34 vjeçar nga fshati fqinj Trebosh i ka mashtruar dhe u ka marrë para për premtim të rrejshëm se do t’u ndihmojë të marrin punë në Gjermani. Ai disa herë u ka marrë para, dhe për këtë ata kanë vendosur ta denoncojnë për mashtrim.
“Q.N (35) dhe nëna e tij Sh.N. nga fshati Pallaticë e Tetovës kanë denoncuar se A.K. (34) nga fshati Trebosh i Tetovës disa herë i ka mashtruar dhe i ka dëmtuar për 79.000 denarë. Sipas denoncimit, ai u ka premtuar se do t’u ndihmojë të marrin vizë pune për në Gjermani dhe pensione pleqërie dhe sociale. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, informon Marjan Josofovski, zëdhënës i SPB Tetovë.



