“Në kohën kur jemi me kusht para dyerve të NATO-s dhe me mundësitë për fillim të negociatave me Bashkimi Evropian, e çuditshme është ideja të inkuadrohemi në ndërtim të egër ekonomik “schengeni i vogël” me Serbinë e cila ka përcaktime të ndryshme nga politika e Maqedonisë në atë të jashtme, veçanërisht në inkuadrimin në NATO, përderisa përcaktimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, janë më se të qarta. Nga ana tjetër Shqipëria në të gjitha raportet e BE-së është një hap pas nesh në përparimin dhe ky drejtim i ndërmarrjes së hapave për veprim të përbashkët ekonomik nuk do të…
Author: Hamdi Kumanova
Elementet e pozitës bullgare lidhur me procesin e mëtutjeshëm të integrimit të Maqedonisë së Veriut janë punë e brendshme-politike të një vendi anëtar të Unionit dhe ajo pozitë me siguri nuk do të nxirret në Këshillin e ardhshëm Evropian, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski. Ai duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me paralajmërimet se Bullgaria nesër do t’i paralajmërojë masat për negociatat tha se këto ditë nuk ka kontaktuar me presidentin bullgar Rumen Radev, por theksoi se Bullgaria me siguri nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave. “Së pari të marrim datë dhe më pas të gjitha vendet-anëtare…
Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me draft versionin e Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët theksoi se ai që në fushatë për zgjedhjet presidenciale e ka potencuar nevojën e ngritjes së nivelit të përforcimit të gjuhës shqipe në vend. “Ky nuk është sekret, unë e kam thënë disa herë. Lidhur me çështjen konkrete duhet të kemi kujdes. Do të thotë, bëhet fjalë për draft, për hartimin e dokumentit i cili ka depërtuar supozoj nga arsye personale apo politike të dikujt para kohe. Të presim të publikohet zyrtarisht dhe unë do…
I dyshuari në rastin ‘Haraçi’, Bojan Jovanovski i cili duhej që të jep deklaratë para Vilma Ruskovkës me automjetin e ndihmë së shpejtë u dërgua në spital. Ekipi i ndihmës së shpejtë erdh në ora 12:030, përkatësisht 20 minuta pasi Jovanovski hyri në Prokurori. Pas gjysmë orë, Jovanovskin me karrocë e dërguan tek automjeti i ndihmës së shpejtë. Jovanovski sot duhej të merrej në pyetje si i dyshuari kryesor në rastin ‘Haraçi’, por deri tani nuk ka infromacione nëse ka dhënë deklaratë./Telegrafi/
Të hënën në Drenas është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Drenas, ku i dyshuari ka sulmuar seksualisht viktimën, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dje rreth orës 13 e 20 minuta, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar se presoni N.S. (49) nga Gostivari, duke punuar në një fabrikë në Gostivar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton Flaka I njëjti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në Drenas një person të dyshuar pasi që i njëjti ka tentuar që ta marr fëmijën tetë vjeç nga një grua. Sipas Policisë i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur shenja që është me probleme psikike dhe i njëjti është dërguar në neuropsikiatri në Qendrën Klinikë Universitare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rekomandimet e Komisionit nuk është e thënë që të zbatohen. Ta zëmë, nëse shqiptarët e maqedonasit vendosin ta bëjnë shtet federal, Komisioni nuk mund të thotë jo, se këta e kanë shpallë veten pakicë si kanë dashur maqedonasit. Komisioni jep sugjerime ekspertize, për të prerë një çështje që teoritikisht është kuptuar me dileme, ta zëmë te çështja Ilir Meta, ka shkelë apo jo kushtetutën me dekretet, dhe atë opinion e japin ekspertët e së drejtës kushtetuese,etj”, thotë për INA, njohësi i zhvillimeve politike, Nijazi Muhamedi. Sipas tij në rastin me Ligjin për gjuhët, nuk ka të bëjë fare me ekspertizë…
Aleanca për Shqiptarët ka komentuar vlerësimet e Komisionit të Venecias, që nuk janë zyrtare, por janë lansuar nga disa media. Përmes këtyre dokumenteve kontestohen edhe disa dispozita të përdorimit të gjuhës shqipe. Deputetja e ASH-së, Arta Toçi vlerëson se shqipja mundet vetëm të avancohet duke u përfshirë edhe në Kushtetutë por jo të ketë regres në përdorimin e saj. “Ky ligj nuk ka kthim prapa për Aleancën për Shqiptarët. Nëse BDI-ja ka qëndrim tjetër nga ky, atëherë vetë duhet të deklarohen. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaç në emisionin “10 minuta” në TV21, deklaroi se BDI nuk dëshiron të zbatohet regjistrimi i popullsisë, për arsye se frikësohet se shqiptarët në Maqedoni do të jenë nën 20%. Sipas Thaçit, politikat e gabuara të BDI-së i kanë detyruar shqiptarët që të ikin nga vendi. Ligji për regjistrimin e popullsisë, që duhet të zbatohet nga Enti Shtetëror për Statistika ende nuk është votuar në Kuvend. “E keni vërejtur se në BDI ka një lloj frike për zbatim të regjistrimit të popullsisë. Mund të mos e thonë publikisht, por ka gjasa që ka…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të nis fushatë për uljen e korrupsionit në shtet. Siç njoftoi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, gjatë dy muajve të ardhshëm, në bashkëpunim me institucionet dhe mediumet, do të mundohen të gjejnë masa që do të ndikojnë në uljen e korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ivanovska tha se kjo do të jetë pjesë e strategjisë kombëtare pesëvjeçare, e cila duhet të ndihmojë shoqërinë të lirohet nga korrupsioni. Për këtë qëllim sot do të mbahet punëtori për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, ku do të marrin pjesë Bujar Osmani, Talat…
Holanda sonte do të vendosë për Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni për Çështje Evropiane në parlamentin holandez konsiderohet si vendimtar për drejtimin që do të marrin bisedimet e vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me vendimin që duhet ta marrin më 15 tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në një letër që shefi i diplomacisë së Holandës e ka dërguar për deputetët e vendit të tij, thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë shumë hapa pozitiv në vitet e kaluar. “Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin dhe janë marrë…

