Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën në Kosovë. Shkumbin Demolli, personi që ishte pjesë e partisë së Milaim Zekës e më pas që kaloi në Vetëvendosje, thotë se kësaj të fundit ia siguroi mbi 5 mijë vota, shkruan lajmi.net. Madje përmes një postimi në Facebook ka thënë se po të ketë mundësi, edhe do t’ia trefishojë. Postimi i plotë: Pak po mdoken 5000+ që i kam ba për vv,qaq shum që na kan lodh kta hajna që 19 vjet,me mu dhan mundsia edhe 1 her me kontribu me vota kam me e trefishu…
Author: Hamdi Kumanova
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, tha ky zëdhënës për Zërin e Amerikës. “Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të…
Pas një periudhe afër gjysëmshekullore,e pamundura u bē e mundur.Pēr herë të parē filloi renovimi i pallatit të kulturës ,,SHOTA”, Negotina e pollogut.Falë kryetarit të komunës së Vrapçishtit,z.Isen Shabani.Gjithashtu falemenderim dhe bashkepunim te veçante Ministrisë së Kulturēs. Pallat kulturor,i cili do te ketē kushte moderne,me standarde europjane,ku artistet e arteve figurative-aplikative,muzikore,dramatike,filmit,teatrit etj,tani e tutje do kenë ku të drejtohen dhe ku te ekspozohen artet e mirefillta. ART DO TĒ THOTË TĒ GODASISH ME VLERË ARTI ÈSHTË ARMA MA E FUQISHME INTELEKTUALE. Ministria e kulturës i ka lëshuar 18 milion denar për këtë projekt.
Dje rreth orës 13:20 në SPB Tetovë është denoncuar se N.S nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda trupore në gjatë punës në një fabrikë në Gostivar. Siç njoftojnë nga MPB, ai është bartur në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murad’ për ndihmë mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacioni Policor Gostivar./Telegrafi/
Alternativa – Dega Tetovë, duke konstatuar se banorët e lagjes “Reçicë e Vogël”, në mënyrë permanente, kanë probleme me ndriçimin publik, ndërsa aty ka një fluks të madh të kalimtarëve, veçmas të nxënësve të Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës për sigurimin e ndriçimit publik në territorin e kësaj lagjeje. Sa për informim, në disa rrugë të kësaj lagjeje mungon fare aparatura e nevojshme për ndriçimin publik, ndërsa edhe ajo që është nuk mirëmbahet nga Komuna. Këtu po shtojmë se, sipas Ligjit për veprimtari komunale dhe…
Ministri Ademi në takimin e sotëm e vlerësoi si konstruktiv. E përsëriti qëndrimin se për to është historike rritja e paave në arsim dhe janë të përafërt me kërkesat e SASHK. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Arbër Ademi edhe sot kishin argumente rreth kërkesë për rritje të pagave për punëtorët në arsim, por pa vendim konkret përfundoi mbledhja e anëtarëve të sindikatës. Vendimin përfundimtar, sipas kreut të SASHK, Jakim Nedelkov, do ta marrin në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Ekziston pakënaqësi te një pjesë e liderëve rajonal të sindikatës për ofertën prej 10%,…
Sot rreth orës 01 e 50 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur kokainë. Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,, Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa adekuate.
Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër një 25-vjeçari nga Janqishtja e Tetovës, pasi dyshohet se i njëjti për tre javë kishte grabitur rreth 5.199.000 denarë nga një kasë metalike në shtëpinë e tij. Rasti në polici ishte paraqitur para dy dite. “Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë ka zbardhur plotësisht vjedhjen e rëndë që ishte raportuar më 6 tetor të këtij viti nga 51-vjeçari T.S. nga fshati Jançishte i Tetovës, ndërsa do të ngritët padi kundër djalit të tij, 25-vjeçarit R.S.”-tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 2 tetor, ka marrë vendim që Amdije Zenkun ta emërojë në postin e kryetares së Gjykatës Themelore të Kërçovës. Zenku në Gjykatën Themelore në Kërçovë vjen në vend të kryetarit të deritanishëm, Baki Alili. Amdije Zenku ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë. Zenku ka punuar si referente në Qendër ndërkomunale për punë sociale në Kërçovë, dhjetë vjet ka punuar si avokate, ndërsa dhjetë vitet e fundit ka punuar si gjykatëse në Gjykatën Themelore në Kërçovë, prej ku edhe kaluar në postin e kryetares./Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e të gjitha vendvotimeve. Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë publikuar rezultatet e 2 mijë e 547 vendvotimeve apo 100 për qind të votave, shkruan lajmi.net. Sipas këtyre rezultateve është Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur që të mbledh 197 mijë e 702 vota apo 24.84 për qind. Në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e…
Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, nuk do të jep deklaratë për rastin “Haraçi”, pasi ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. “Janeva do ta shfrytëzojë të drejtën për të mos dhënë deklaratë në këtë fazë të procedurës”, tha avokatja Irena Frçkoska. Janeva ka afat edhe dy ditë që në Prokurori të dorëzojë dëshmitë dhe të propozojë dëshmitarë. Frçkoska thotë se edhe këtë të drejtë do ta përdorin më tej në procedurë. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që Gjykata e Apelit të vendosë nëse Janeva do të dalë nga burgu, e cila dorëzoi ankesë për vendimin e Gjykatës Penale dhe ofroi garancë për…
Ministri për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Aleksandr Schallenberg, i cili është për vizitë zyrtare në Tiranë deklaroi se Austria mbështet nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. “Qëndrimi i Austrisë është i qartë, duam të ndizet drita e gjelbër për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Schallenberg në konferencën e përbashkët me ministrin Gent Cakaj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, Schallenberg shtoi se azilantët shqiptar edhe më tej vazhdojnë të jenë problem në Francë. Cakaj theksoi se “Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet për nisjen e…

