Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaç në emisionin “10 minuta” në TV21, deklaroi se BDI nuk dëshiron të zbatohet regjistrimi i popullsisë, për arsye se frikësohet se shqiptarët në Maqedoni do të jenë nën 20%.
“E keni vërejtur se në BDI ka një lloj frike për zbatim të regjistrimit të popullsisë. Mund të mos e thonë publikisht, por ka gjasa që ka rrezik që numri i shqiptarëve të jetë ulur nën 20%. Kjo mund të jetë e vërtetë, por kjo zbulon edhe një të vërtetë tjetër se që nga vitit 2011, 19 apo 18 vite të veprimit politik BDI-së rezulton me fiasko”, tha Thaçi.
Sipas tij, nëse sot frikësohemi se jemi nën 20%, atëherë analiza thotë se shqiptarët kanë ikur nga këtu për shkak se nuk kanë parë perspektivë.



