Holanda sonte do të vendosë për Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni për Çështje Evropiane në parlamentin holandez konsiderohet si vendimtar për drejtimin që do të marrin bisedimet e vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me vendimin që duhet ta marrin më 15 tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në një letër që shefi i diplomacisë së Holandës e ka dërguar për deputetët e vendit të tij, thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë shumë hapa pozitiv në vitet e kaluar. “Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin dhe janë marrë hapa të dukshëm për agjendën reformuese. Vazhdimi i rasteve të PSP-së është siguruar me transferimin e tyre në Prokurorinë Themelore. Hap i rëndësishëm që duhet të merret është miratimi i ligjit, i cili do të parandalojë korrupsionin e lartë në të ardhmen. Për këtë çështje ka konsultime intensive në mes opozitës dhe qeverisë. Kjo përmomentin nuk ka sjellë epilog konkret”, thotë ministri Stef Bllok.
Data 29.09.2026
Aktuale
- “Të lëmë shembull, jo mbeturina”, Gjorgjievski paralajmëron aksion të madh për pastrimin e Shkupit
- Tregu ilegal Rydox: Si dy vëllezër nga Kosova shndërruan të dhënat e vjedhura në pasuri
- Olta Gixhari po bëhet çdo ditë e më e bukur, burri i bëri edhe surprizën që çdo grua do ta ëndërronte
- Kullat pushtojnë Tiranën dhe bregdetin/ KKT kalon 16 projekte, gradaçela deri në 43 kate
- Bashkëbisedimi në Kamëz, Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët
- “Hape derën, jam komshiu”/ Tmerr në Vlorë, 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon
- Pas avarisë në ‘Nova Makedonija’, Qeveria rekomandon punë nga shtëpia
- OBSH: Rastet dhe vdekjet nga Ebola bien në RD të Kongos, por transmetimi mbetet i lartë



