Author: Hamdi Kumanova

Seanca gjyqësore e caktuar për sot kundër Sheqerim Ahmetit – El Chekës në Gjykatën Themelore të Kërçovës është shtyer. E shkak për këtë ishte preteksti i palës mbrojtëse pasi ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizevska. Data për seancën e radhës nuk është vendosur ende, por do të kumtohet më tej në faqen online të gjykatës. Procesi kundër El Chekës është në fazat përmbyllëse. El Cheka, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po gjykohet në mungesë. Ai akuzohet se ka postuar në internet biseda të përgjuara nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por…

Lexo më Shumë

Ju bëtë atë që u kërkua nga ju, ju bëtë pjesën tuaj. Por në Bashkimin Evropian vendimet për këto çështje merren njëzëri, dhe për fat të keq ne përsëri e kemi shtyrë këtë çështje. Ne e kuptojmë zhgënjimin e qytetarëve dhe politikanëve me vendimin e Këshillit Evropian në Bruksel, por mbetemi të përkushtuar për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Këtë në intervistë për AIM-në e tha ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke pranuar se së pari duhet të bëhen reformat dhe në procesin e vendimmarrjes brenda vetë BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai nënvizon se zgjerimi i BE-së në…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 Prill të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, sipas kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkoski, komisioni u bën thirrje institucioneve përkatëse shtetërore që të miratojnë punësimin e të paktën 15 personave deri në fund të vitit, pasi KSHZ-në e kanë lëshuar disa persona prej stafi për arsye të ndryshme. Kërkohen punësime të reja për të mundësuar që komisioni të organizojë siç duhet zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne kemi një kërkesë për të punësuar staf të ri, sepse ndërkohë disa prej punonjësve janë larguar, domethënë disa…

Lexo më Shumë

Ndodhitë në Maqedoninë e Veriut në një mënyrë duhet të na mbajnë syçelë, ka deklaruar ministri i Energjisë dhe Mjedisit Jetësor të Greqisë, Kostis Haxidakis në intervistën për Televizionin grek Skaj lidhur me situatën në vend, ka njoftuar korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë. Haxidakis edhe një herë ka përsëritur se Qeveria aktuale greke nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës, por si marrëveshje ndërkombëtare patjetër ta respektojë, duke shtuar se Athina e mbështet perspektivën evropiane të Shkupit. “Kuptohet se nuk e duam marrëveshjen, por thamë se do ta respektojmë dhe do të luftojmë që sa më shumë ta përmirësojmë. Por, nuk…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 26 vjeçarit shtetas i Republikës së Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale- prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë. I dyshuari siç ka njoftuar Prokuroria publike më 19 tetor në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka transportuar drogë narkotike- marijuanë në sasi prej 9.97 kilogramë e cila është paketuar në 12 pako dhe është fshehur në bagazh të automjetit të tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë. Gjatë kryerjes së kontrollit nga…

Lexo më Shumë

Çrregullimet e trafikut janë një dukuri e përditshme në Shkup dhe qytete të tjera të vendit, por disa statistika tregojnë se numri i makinave që lëvizin në qytetet tona vetëm sa do të fillojë të rritet. Vendi ynë është në fundin e Evropës me mezi 195 vetura pasagjerësh për 1.000 banorë, numërime që janë bërë në vitin 2017, njofton Meta.mk. Përkundër llogaritjes së Entit shtetërore të statistikave, të dhënat e EUROSTAT tregojnë se Maqedonia është larg nga niveli mesatar i motorizimit në Bashkimin Evropian, ku para dy vitesh kishte 500 makina pasagjerësh për 1.000 banorë. Në nivelin evropian, pas nesh është…

Lexo më Shumë

Deputetët pas pauzës së rregullt sot do të vazhdojnë me diskutimin, kryesisht për draft- raportin e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa me shkas pika e rendit të ditës për propozim- plotësimin e Ligjit të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE duke theksuar se propozimi i plotësuar i Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve është i lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kërkoi kjo pikë të anulohet në afat të pacaktuar deri në marrjen e versionit final të raportit të Komisionit të Venecias. “Kam problem me mos- sinqeritetin tuaj…

Lexo më Shumë

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill 2020 vë në pikëpyetje afatin e mbajtjes së Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e planifikuar që të zbatohet në këtë periudhë, deklaroi sot në konferencën për shtyp drejtori i Zyrës Shtetërore të Statistikave Apostol Simovski. “Afati i prillit nuk është i përshtatshëm për kryerjen e regjistrimit pasi zgjedhjet janë planifikuar tashmë dhe ai do të duhet që të prolongohet. Mundësia për të kryer një regjistrim para zgjedhjeve është gjithashtu teknikisht e pamundur, pasi regjistrimi është një operacion jashtëzakonisht i madh dhe vetë…

Lexo më Shumë

Deputeti Ilija Dimovski, përndryshe kryetar i Komisionit kuvendar për Emërime, njoftoi se këtë javë mund të zgjidhet kryetari i ri për Entin Shtetëror për Revizion. Enti Shtetërorë për Revizion është pa udhëheqës, ndërsa pa udhëheqës nuk mund të funksionon ky institucion i rëndësishëm shtetëror që kontrollon punën materiale dhe organizative të organeve shtetërore dhe partive politike. Dimovski njoftoi gjatë seancës së sotme se konsultimet ndërpartiake janë duke u zhvilluar dhe, siç thotë ai, nëse shkon më së miri, ka fundi i kësaj jave mund të zgjidhet kryetari i Entit Shtetëror për Revizion. Kanë kaluar dy vjet që kur Kuvendi njoftoi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Velesit e ka anuluar seancën për të akuzat e ish-kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski. Arsyet e anulimit të seancës së sotme ishin që edhe pse dy herë iu është dërguar ftesë, por ai nuk e ka pranuar. Gjykata ka kërkuar nga policia të konfirmojë në ai jeton në adresën të cilën është e shënuar në prokurori. Policia deri më sot nuk ka lajmëruar gjykatën nëse kanë bërë kontrolle. Gjyqtarja Gabriela Gajdova seancën e shtyri për 18 nëntor. Deri atëherë policia duhet të bëjë përpjekje që tia dorëzojë thirrjen Pançevskit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria e Zoran Zaevit më në fund do të shkojë në histori. Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin dhe eksponentët tjerë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme. “Zaevi është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit”. “Zoran Zaevi ka marrë fund politikisht dhe se më 12 prill partia e tij do ta çojë në histori dhe më në fund do…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë ta ketë garantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se procesi i anëtarësimit të këtij shteti në aleancën veri-atlantike “është në rrugën e duhur”. Ai i ka bërë këto deklarata vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian ka dështuar t’i ofrojë një datë këtij shteti për nisje të negociatave për anëtarësim. Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ai ka telefonuar Zaevin për “t’i garantuar përkushtimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, duke shtuar se “procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe unë mezi pres…

Lexo më Shumë