Ndodhitë në Maqedoninë e Veriut në një mënyrë duhet të na mbajnë syçelë, ka deklaruar ministri i Energjisë dhe Mjedisit Jetësor të Greqisë, Kostis Haxidakis në intervistën për Televizionin grek Skaj lidhur me situatën në vend, ka njoftuar korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë.
Haxidakis edhe një herë ka përsëritur se Qeveria aktuale greke nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës, por si marrëveshje ndërkombëtare patjetër ta respektojë, duke shtuar se Athina e mbështet perspektivën evropiane të Shkupit.
“Kuptohet se nuk e duam marrëveshjen, por thamë se do ta respektojmë dhe do të luftojmë që sa më shumë ta përmirësojmë. Por, nuk thamë se nuk duam perspektivë evropiane në Shkup. Thamë se duam nën kushte dhe parakushte, nëse Shkupi pajtohet me legjislaturën evropiane”, ka thënë ministri grek.
Lidhur me atë nëse zhvillimi eventual i ngjarjeve në Maqedoni të Veriut do ta linte në rrezik Marrëveshjen e Prespës, Haxidakis ka shpjeguar se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që është në fuqi, ndërsa atë e obligon Shkupi dhe Athina.
“Këtë e kemi thënë edhe para zgjedhjeve. Na kanë thënë: “Mirë ju kur do të vini nuk do ta ndryshoni marrëveshjen?” Dhe thoshim: “Njerëz, marrëveshjet na detyrojnë në kuadër të KB-së, ajo është e drejtë ndërkombëtare e marrëveshjeve. Në të kundërtën, do të vjen të themi Turqia edhe nesër dhe pasnesër do të thotë se neve nuk na pëlqen Marrëveshja e Lozanës, do ta ndryshojmë”, ka thënë Haxidakis.



