Deputetët pas pauzës së rregullt sot do të vazhdojnë me diskutimin, kryesisht për draft- raportin e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa me shkas pika e rendit të ditës për propozim- plotësimin e Ligjit të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.
Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE duke theksuar se propozimi i plotësuar i Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve është i lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kërkoi kjo pikë të anulohet në afat të pacaktuar deri në marrjen e versionit final të raportit të Komisionit të Venecias.
“Kam problem me mos- sinqeritetin tuaj dhe gatishmërinë të tregtoni duke mos pas asnjë linjë morale në veprimin politik. Premtuat se do të jepen vërejtje nga Komisioni i Venecias, si do t’i vendosni ato vërejtje”, ka thënë mes tjerash Dimovski.
Dimovski ka apeluar deri te deputetët e LSDM-së të mos japin dritë të gjelbër për Ligjin e përdorimit të gjuhëve si tha, “të dërgohet porosi se nevojitet të veprohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias që sipas tij, “duhet te revidohet në më pak se 10 pika që janë jashtë Kushtetutës, nga Marrëveshjes kornizë dhe standardet ndërkombëtare”. Ai ka vlerësuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias janë humbje absolute e ekipit të drejtësisë së qeverisë në krye me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska e cila tha se “tenton të shmang përgjegjësinë”.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë rikujtuar se lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në procedurë të rregullt kanë ngritur 80 amendamente, pastaj edhe 36.500 amendamente që nuk janë shqyrtuar.
Deputeti Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët ka rikujtuar se Ligji për gjuhët në vitin 2008 ka qenë i miratuar nën presion dhe konsideron se ka qenë diskriminues. Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venecias mes tjerash i dedikohen dy çështjeve për përdorimin e gjuhës shqipe në bankënotat dhe uniformat e Armatës.
Deputeti Samka Ibraimoski ka thënë se pasi të merret raporti final nga Komisioni i Venecias partitë politike do të ulen dhe të bisedojnë.
Për Antonio Milloshoskin me miratimin e propozimit të plotësuar të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve, mund në mënyrë shtesë të prish kredibilitetin e shtetit te Komisioni i Venecias, e cila ka nënshkruar të anulohet kryerja e sanksioneve në para, veçmas në pjesën e gjykatave dhe procedurave gjyqësore që të sigurohet siguri juridike.
Draft- mendimi i Komisionit të Venecias ka thënë ai është shuplakë juridike për Qeverinë veçmas për Ministrinë e Drejtësisë.
Në disa nga replikat mes deputetëve të opozitës dhe shumicës, deputetja Jagoda Shahpaska e LSDM-së dhe koalicioni, duke paralajmëruar se Ligji për Inspektoratin e gjuhëve nuk është lëndë e shqyrtimit të Komisionit të Venecias, ka thënë Milloshoski duke përdorë retorikë zgjedhore dhe duke frikësuar qytetarët lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.



