Seanca gjyqësore e caktuar për sot kundër Sheqerim Ahmetit – El Chekës në Gjykatën Themelore të Kërçovës është shtyer. E shkak për këtë ishte preteksti i palës mbrojtëse pasi ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizevska. Data për seancën e radhës nuk është vendosur ende, por do të kumtohet më tej në faqen online të gjykatës. Procesi kundër El Chekës është në fazat përmbyllëse. El Cheka, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po gjykohet në mungesë. Ai akuzohet se ka postuar në internet biseda të përgjuara nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por jo vetëm. Pak para pak se të fillonte seanca e sotme gjyqësore dhjetëra protestues u mblodhën para gjykatës në mbështetje të tij. Përkrahësit e tij mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Mos i dënoni denoncuesit e krimit”!
Data 29.09.2026
Aktuale
- Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
- Ana Kabashi i jep fund beqarisë, zbulohet se kush është i fejuari i saj – gjithsesi që një milioner
- Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani: Një takim i rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës
- Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
- Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion
- Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë
- 6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it
- Mark Zuckerberg zbulon orën e veçantë të Rexhep Rexhepit



