Author: Hamdi Kumanova

Shoqata e qytetarëve Civil – Qendra për liri konsideron se nuk janë të nevojshme aspak zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse kemi zgjedhje të parakohshme, kjo, siç thonë, do të paraqesë rrezik të caktuar për vendin. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë moment për vendin do të sjellin ngadalësime serioze madje edhe stopime të proceseve të rëndësishme, procese të reformave pa marrë parasysh atë nëse dikush në vend konsideron se ato janë të suksesshme apo jo. Konsiderojmë se vendit duhet t’i jepet mundësi të shkojë së paku në një periudhë normale kohore rrugës së vet për të ardhur eventualisht drejt rezultateve…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ende është duke vijuar epidemia e fruthit në territorin e mbarë vendit. Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeç me vaksinë MRP prej fillimit të epidemisë në mbarë republikën është 41.623. Prej fillimit të epidemisë, deri më tani, në qendrat e shëndetit publik, plotësisht janë aplikuar 6.291 doza vaksine, prej të cilave mbi 60 për qind janë punonjës shëndetësorë, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të mjekësisë, ndërsa të tjerët janë persona të moshës mbi 14 vjeç. Mbeten në fuqi masat e rekomanduara paraprakisht, të cilat i ndërmarrin qendrat…

Lexo më Shumë

Si shtet jemi të gatshëm në pjesën e rritjes eventuale të fluksit të emigrantëve. Qëndrimi i Qeverisë është i njëjtë që e kemi pasur deri tani dhe tani nuk ka ndryshim në lidhje me atë se kemi dy qendra transituese nëpër të cilat kalojnë emigrantët. Absolutisht do ta respektojmë politikën e Bashkimit Evropian në lidhje me ballafaqimin me krizën eventuale emigruese. Kjo është përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pyetjet e gazetarëve nëse vendi është i gatshëm për mundësinë nga Turqia të lëshohet fluksi i ri emigrantësh. “Tani për tani nuk kemi indicie se mund të…

Lexo më Shumë

Pas arritjes së lajmit për kërkesën e dorëzuar për përjashtimin e prokurorit publik i cili vepron në rastin e Tamarës së vogël, në të cilin janë të akuzuar 12 mjekë dhe anëtarë të komisioneve të cilët sollën vendim negativ për mjekim jashtë vendit të Tamarës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut reagoi ashpër për drejtimin në të cilin lëviz kjo procedurë. Në debatin e djeshëm kryesor për këtë lëndë, prokuroja kompetente publike dorëzoi kërkesë për përjashtim, duke mos theksuar se cilat janë shkaqet për kërkesën e tillë. Prokuroria Themelore Publike deklaroi se kërkesa për lëndën është dorëzuar për…

Lexo më Shumë

Autobusët e Ndërmarrjes publike qarkulluese “Shkupi” nesër do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë. NPQ kumtoi edhe se nesër do të punojnë me kujdestari tre dyqane biletash – Qendra transportuese dhe Tregu i gjelbër nga ora 7 deri në 19:30, ndërsa orari i punës së dyqanit të biletave Gjorqe Petrov do të jetë nga ora 7 deri në 13.

Lexo më Shumë

Nga data 10 deri më 14 tetor të këtij viti, u mbajtën garat e katërta Internacionale në Ohër ku kanë marrë pjesë mbi 350 garues nga të gjitha shtetet e botës, në kategori të ndryshme edhe atë në përgatitje të desertve, peshkut, ushqimeve të nxehta dhe shumë kategori të tjera. Organizator i këtyre garave ka qenë Gastromaku i Maqedonisë me në krye kryetaren Adriana Alacki dhe Besim Latifi, pronar i restorantit “New Albis” Gostivar. Restoranti “New Albis”- Gostivar, pas sukseseve të shumta nëpër gara të ndryshme vendore dhe Internacionale, kësaj radhe u përfaqësua në nivelet më të larta, me ç’rast…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në Gjorçe Petrov, ku forcat speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës realizuan stërvitje të përbashkët, tha se të akuzuarit e parë për rastin “Monstra” do të ekstradohen në Maqedoni. “Ata do të ekstradohen në Maqedoni, posa të përfundojë procedura në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Mustafa. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuarit e parë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqenin i Smillkovës në Shkup, janë arratisur në Kosovë më 2012, ndërsa janë arrestuar nga policia e Kosovës pas që tek ato u gjetën armë të konsiderueshme. Ministri i Brendshëm të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas rezultateve të votimit të publikuara në faqen e internetit të Senatit Amerikan, “për” kanë votuar 84, ndërsa vetëm dy senatorë kanë qenë “kundër”. Kurse nuk kanë votuar 14 senatorë. Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e kanë ratifikuar shumica e vendeve anëtare, ndërsa i paqartë mbetet ratifikimi nga Spanja. Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare, këtë do të duhet ta bëjë edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me çka shteti edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e…

Lexo më Shumë

Duke cituar burime diplomatike, mediat shqiptare raportuan dje për një vizitë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita raportohej se do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Por, Qeveria në largim e Maqedonisë mohon të ketë informacion për këtë vizitë. Media maqedonase “Meta.mk” ka kontaktuar me Qeverinë për lajmin, e cila është përgjigjur: “Nuk e kemi këtë informacion për momentin”. Presidenti Macron ishte lideri kryesor në Bashkimin Evropian që vendosi veton për hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.

Lexo më Shumë

Liderët të partive më të mëdha të grupeve politike në Parlamentin Evropian e kanë kundërshtuar vendimin e shtyrjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Ballkan qeverisë jostabiliteti, ndërsa ne mund të jepnim dozë të stabilitetin, sepse ajo është përgjegjësia jonë”, thotë lideri i grupit të Partisë Popullore Evropiane, Mafred Weber. Ai gjatë debatit në Parlamentin Evropian vlerësoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë perspektivën që kanë merituar. “Kërkojmë shumë nga këto vendet, ndërsa tani dyert u janë mbyllur para hundëve. Po humbim besueshmërinë dhe kjo është serioze”, tha Weber./Telegrafi/

Lexo më Shumë

 Shembulli me Maqedoninë e Veriut të cilës nuk iu lejua fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, tregon pse ndalimi i plotë i zgjerimit në BE do të paraqesë gabim të madh, vlerëson gazeta e Vjenës “Standard”. “Zgjerimi i BE-së nuk është shumë i popullarizuar. Disa anëtarëve të rinj, para së gjithash Rumanisë dhe Bullgarisë, në fillim u mungoi pjekuri për Unionin, ndërsa Polonia dhe Hungaria pas anëtarësimit në mënyrë drastike ngecën në kulturën politike. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden para derës së BE-së dhe fuqishëm trokasin në atë derë, janë raste edhe më të rënda – të…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë nga të dhënat e marra nga inspektorët arsimor, rreth 200 filloristë nga gjithë shteti nuk janë regjistruar në vitin shkollor 2019/2020, pasi nuk janë vaksinuar. “Ndoshta numri do të ishte edhe më i madh, por qëllimi nuk është ky. Edhe për një fëmijë sikur të bëhet fjalë, ne duhet të veprojmë si institucion, ta respektojmë Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila për këtë çështje është deklaruar dhe e trajton me drejtime konkrete”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi. Ai tha se ka pasur disa takime me…

Lexo më Shumë