Pas arritjes së lajmit për kërkesën e dorëzuar për përjashtimin e prokurorit publik i cili vepron në rastin e Tamarës së vogël, në të cilin janë të akuzuar 12 mjekë dhe anëtarë të komisioneve të cilët sollën vendim negativ për mjekim jashtë vendit të Tamarës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut reagoi ashpër për drejtimin në të cilin lëviz kjo procedurë.
Në debatin e djeshëm kryesor për këtë lëndë, prokuroja kompetente publike dorëzoi kërkesë për përjashtim, duke mos theksuar se cilat janë shkaqet për kërkesën e tillë. Prokuroria Themelore Publike deklaroi se kërkesa për lëndën është dorëzuar për shkak të ekzistimit të pengesave ligjore për veprim të mëtutjeshëm të prokurores publike në këtë lëndë, për shkak të rrethanave të reja të cilat kishin ndodhur në periudhën nga seanca e mëparshme gjyqësore deri në debatin seancën e djeshme gjyqësore.
Në shkurt të vitit 2015, Komiteti i Helsinkit, bashkë me nënën e Tamarës ngritën padi penale për veprën e kryer penale – Punë e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353 nga Kodi Zgjedhor. Që nga ngritja e padisë penale të kaluar kanë kaluar gati 5 vite, ndërsa lënda ende nuk ka përfunduar. Deri në caktimin e seancës së parë gjyqësore, Komiteti i Helsinkit në disa raste reagoi deri te Prokuroria Themelore Publike për udhëheqjen e gjatë në procedurën parahetimore. Seanca e parë gjyqësore për këtë lëndë ishte caktuar në qershor të vitit 2018. Prej atëherë janë caktuar 19 seanca gjyqësore, prej të cilave madje 8 janë anuluar për shkak të shkaqeve të ndryshme. Prolongimi shtesë gjatë procedurës debutoi edhe për shkak të tejkalimit të afatit prej 90 ditëve mes mbajtjes së dy seancave gjyqësore, në cilin rast, sipas ligjit, debati kryesor duhet të fillojë prej fillimi dhe të gjitha dëshmitë duhet të nxirren përsëri.
Pas prolongimit të djeshëm të sërishëm të seancë gjyqësore, këtë herë për shkak të kërkesës së ngritur për përjashtimin e prokurores publike, si dhe për shkak të prolongimit të tij gjithëpërfshirës, paraqitet dyshim për udhëheqje të pandërgjegjshme të procedurës i cili deri më tani të përfundohet. Për këtë, i bëjmë thirrje Prokurorisë Themelore Publike që t’i arsyetojë shkaqet për përjashtimin e prokurores, për çka Komiteti i Helsinkit do të dorëzojë edhe kërkesë zyrtare. Njëherit përmendim se siguria juridike mund të sigurohet vetëm me përcaktimin e përgjegjësisë të të gjithë faktorëve me qëllim përmbushjen e drejtësisë penale.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut



