Pesëmbëdhjetë zyrtarë të rinj diplomatikë dhe zyrtarë të rinj civilë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), të martën, filluan trajnimin intensiv i cili ka për qëllim ngritjen e shkathtësive të tyre përpara se të angazhohen që të shërbejnë në misionet përkatëse diplomatike dhe konsullore të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Hapjen e trajnimit, i cili do të jetë 20 ditorë, e bëri drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, z.Fatmir Haxholli. Ai tha se trajnimi i organizuar nga Akademia Diplomatike dhe mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të forcojë më shumë kapacitetet…
Author: Hamdi Kumanova
Në konferencën ndërkombëtare “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, pjesë e panelit ishte edhe Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, e cila gjatë fjalimit të saj, theksoi rolin e medieve në raportimin e rasteve të viktimave të krimit. “Nuk kanë qenë organet e rendit apo të drejtësisë ato që gjithherë e kanë bërë punën e tyre siç duhet. Ka qindra raste në gazetarinë kosovare kur vetëm pas raportimeve në medie, është ndërmarr veprim konkret për mbrojtjen e viktimave, kryesisht gra e fëmijë, qoftë nga organet e rendit apo të drejtësisë”, tha Begolli…
Pas kryetarit të Komunës së Rahovecit, Samjl Latifi, ftesë nga Gjykata Speciale sot ka marrë edhe Milaim Latifi. Milaim Latifi ishte pjesë e UÇK-së dhe epror i TMK-së. Kujtojmë se Gjykata Speciale sot ka dërguar rreth shtatë ftesa të reja për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa totali i ftesave vetëm në 10 ditshin e fundit arrin mbi 50 të tilla. /Lajmi.net/
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë ndër të tjera se luftërat çlirimtare nuk mund të gjykohen, sepse përmbajnë në vete parimin e shëndoshë të humanizmit dhe të drejtësisë. Parime këto të përqafuara dhe të përfaqësuara nga kombet e civilizuara e të përparuara të botës Perëndimore. Ky është postimi i tij i plotë: Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e…
Komisioni Evropian vlerësoi sot se Kroacia përmbush kriteret e nevojshme për hyrjen në zonën Shengen dhe i bëri thirrje Këshillit të BE që të përfshijë Kroacinë në një zonë pa kontrolle të brendshme kufitare. “Komisioni Evropian konsideron, bazuar në rezultatet e procesit të vlerësimit të Shengenit të filluar në vitin 2016, se Kroacia ka marrë masat e nevojshme për të siguruar kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të rregullave të Shengenit dhe se standardet janë përmbushur,” njoftoi Komisioni në një deklaratë. Komisioni shton se Kroacia “do të duhet të vazhdojë të zbatojë të gjitha aktivitetet aktuale, veçanërisht menaxhimin e…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka thënë se është në pritje të një përgjigje nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) mbi propozimin për rritjen e pagave të arsimit prej 10% deri në prill të vitit 2020. SASHK-ut iu propozua më 8 tetor në një takim të Qeverisë midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrit Ademi me liderin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov. Sindikata ka thënë se ata do të përgjigjen pasi të kenë marrë mendimet e anëtarësisë përmes organizatave të tyre rajonale. Vendimi përfundimtar pritet të merret në një mbledhje të Këshillit të SASHK-ut këtë të premte. “Unë…
Ndonëse para disa ditëve nuk na erdhi lajmi i dëshiruar nga BE-ja, sot na erdhi lajmi i shumëpritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Senati Amerikan e ratifikoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut për NATO. Ju faleminderit SHBA! Thank you USA! #Urime NATO-OTAN #WEaretheNATO
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ths se derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nuk ka kohë të mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën me qëllim, siç kërkoi lideri i opozitës Hristijan Mickoski, prokurori publik të zgjidhet direkt nga qytetarët. “Të gjithë e dimë se ndryshimet kushtetuese zgjasin 6 muaj. Nuk ka gjashtë muaj deri në shpërbërjen e Kuvendit, kështu që ky opsion nuk është i realizueshëm para zgjedhjeve. Vendosja e një propozimi të tillë, i cili është teknikisht i pamundur në një afat të shkurtër, tregon vetëm se OBRM-PDUKM po ikën nga miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike”, tha Deskoska…
Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar si të pa baza kërkesat për shfuqizimin e masës së paraburgimit për ish-prokuroren speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovskin të dyshuar për rastin “Haraçi”. “Këshilli Penal i njësisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas sugjerimeve të të akuzuarve K.J. dhe B.J. të ngritur nga pala mbrojtëse, për heqjen e masës së paraburgimit të përcaktuar me vendimet e të gjyqtarëve paraprakë, duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e mocioneve në fjali të cilat: Propozimi i të akuzuare K.J. për heqjen e masës së paraburgimit të përcaktuar me vendim…
Mosfillimi i negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut vonon përdorimin e vërtetë të brendshëm të emrit të përbërë, deklaroi ish-lideri i Lëvizjes Socialiste Mbarëgreke (PASOK), Evangelos Venizelos, i cili në të kaluarën ka qenë zëvendëskryeministër, ministër në disa qeveri, por edhe shef i diplomacisë greke, duke i analizuar pasojat në Greqi pas vetos në BE për fillimin e negociatave me vendin. “Refuzimi i Këshillit Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese, mendoj se ndikon negativisht për Greqinë lidhur me ekuilibrin e Marrëveshjes së Prespës. Në nenin 1 paragrafi 10 të Marrëveshjes është paraparë se periudha kalimtare politike për përdorimin e emrit…
Italia po lufton që ta mbajë në tryezë mundësinë e zgjerimit të BE-se me vende të Ballkanit perëndimor. Në 29 tetor, kryeministri maqedonas Zoran Zaev udhëton drejt Romës, ndërsa shefi I ekzekutivit italian Giuseppe Conte, që javën e kaluar ishte në Tiranë, po vazhdon përpjekjet e tij pavarësisht refuzimit të Francës për t`i çelur negociatat në anëtarësimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Udhëtimi i Zaevit vjen përpara takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së që duhet të zhvillohet në 19 nëntor, kur Italia dhe vendet e tjera anëtare të bllokut pritet të bëjnë presion për një diskutim të ri të…
Tërmeti me madhësi 2.7 ballë i Rihterit është regjistruar sot në rajonin e Shtipit në orën 13:19 minuta. Tërmetin e ndjen banorët në Shtip dhe rrethinë i cili ishte me intensitet prej III shkallës sipas shkallës evropiane makrosizmike, informon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Epiqendra e tërmetit ishte 77 kilometra në juglindje të Shkupit.

