Author: Hamdi Kumanova

Tridhjetë vite flasim për NATO-n. Sot numërojmë ditë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm. Sot NATO është realitet. Shtatëdhjetë vite pas themelimit të Aleancës, bëhemi vendi i 30-të, më i ri i NATO-s, por i barabartë. Njëzet e pesë vende-anëtare i kanë përfunduar procedurat ratifikuese në parlamentet e tyre. Mbrëmë edhe SHBA-ja e ratifikoi me shumicë të madhe prej 91 votave për, e vetëm dy kundër. Me sukses e kemi përfunduar një nga dy qëllimet më të rëndësishme të qytetarëve tanë, tha zëvendës kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në konferencën për shtyp në selinë e partisë. Ky sukses, theksoi ajo, nuk…

Lexo më Shumë

Janë projekte të premtuara para 10 viteve, por që nuk kanë parë driten e realizimit deri tani. Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Shtëpive të Kulturës në Mateç të Likovës dhe në Bogovinë, projekte për të cilat janë parapare rreth 50 milion denarë në fazën e parë. Pesha e këtyre dy projekteve është edhe më e madhe për faktin se janë pjesë e konceptit të ri i njohur si “40 për qind për Kulturën shqiptare” i vendosur me ardhjen e Asaf Ademit për Ministër kulture, e që e vazhdoi edhe Hysni Ismaili. Ku koncept i dha fund apartheidit kulturor…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm sërish do të jetë kandidat për vendin e kryeministrit. “Unë do ta udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë. Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse Sergey Naryshkin, sot në Beograd tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian për hapjen e kapitujve me Maqedoninë e Veriut është cinik. Duke folur për “RTS”, në lidhje me vendimet e fundit të Samitit të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Naryshkin tha se “është një shembull i qëndrimit jo konsistent dhe shpesh cinik të Bashkimit Evropian ndaj shteteve të Ballkanit” “Brukseli ka ftuar të dy vendet në integrimin euroatlantike, mbi të gjitha në NATO. Këto vende kanë përmbushur kërkesat e Brukselit, kanë përmbushur reformat e vështira dhe kur është fjala për…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në takimin e liderëve ka propozuar që Qeveria teknike të formohet nga kjo javë, por kjo është refuzuar nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk. “Në takimin me kreun shtetëror propozova që këtë javë të formojmë Qeveri teknike dhe të fillojmë ta numërojmë 100-ditshin e fundit, dhe më pas të ketë zgjedhje, por këtë e refuzoi Zaevi”, tha Mickoski. Më tej Mickoski deklaroi se Zaevi do të largohet nga pushteti, pasi që ka “tregtuar me Maqedoninë”. Ndërkaq Zaevi pas takimit të liderëve tha se,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev beson se paralajmërimi për një rezolute të jashtëzakonshme nga Parlamenti Evropian për të kërkuar përsëri hapjen e negociatave të pranimit për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të jetë e dobishme dhe do të kthejë motivimin e popullit tonë për të vazhduar në rrugën evropiane. “Qëllimi i PE-së është të ndihmojë, diçka që është një mjekim i vogël për hidhërimin në shpirtin tonë që na ka kapur me këtë gabim historik të padrejtë të bërë nga Bashkimi Evropian drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besoj se procedura të tilla do të rikthejnë edhe një herë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës arrestoi një person me inicialet N.A., nën dyshimet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë, më 1999. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se arrestimi është bërë me urdhër të saj. Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Gjykata tha se ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e paraburgimit. Në komunikatën e saj për media thuhet se “i pandehuri N.A. është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, respektivisht në qytetin e Nishit” dhe se “ekziston rreziku real se…

Lexo më Shumë

Java e fundit, që mbaroi më 19 tetor 2019 ishte e vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi nuk u dha data e shumëpritur për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor (BE). Kjo për shkak edhe të mungesës së mbështetjes nga Franca. Megjithë rekomandimet e qarta të Komisionit Evropian për të dhënë datën, as ministrat e jashtëm që u mblodhën në Luksemburg për Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor, dhe as liderët e vendeve anëtare, që u takuan në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor nuk mundën të arrinin konsensus.…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut besojnë se së shpejti do të përfundojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim të vendit në NATO nga të gjitha shtetet anëtare të Aleancës, që shihet si inkurajim pas dështimit për marrjen e datës së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Obligimi ynë si qeveri është që të sigurojmë apo rrumbullakojnë procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Është mëse e qartë se kjo do ndodhë, është çështje kohe kur protokolli do të miratohet nga të gjitha vendet anëtare. NATO-ja na jep siguri dhe stabilitet, të sigurojmë të ardhmen për të rinjtë. Nuk do…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, pas ceremonisë së nisjes së punimeve për ndërtimin e firmës “Geresheimer”, ka shprehur bindjen se Spanja Protokollin e anëtarësimit të RMV-së në NATO do ta ratifikojë deri në muajin dhjetor të 2019-s, me çka, anëtarësimi i plotfuqishëm do të ndodh gjatë muajve janar – shkurt të 2020-s, transmeton Portalb.mk. “Pritshmëritë tonë janë se deri në fund të dhjetorit do të ratifikohet protokolli i NATO-s nga Spanja”, tha Zaevi. Megjithëse pritshmëritë ishin se, RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo nuk do të ndodh, për shkak…

Lexo më Shumë

“Shpirti im dridhet kur shoh Tetovën të bashkuar, të gjithë së bashku maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, boshnjakë dhe të tjerë me një qëllim, për të ndjekur rrugën e duhur. Këtë e ka deklaruar mbrëmë në Tetovë, Kostadin Kostadinov, duke shtuar se më 12 prill, LSDM do të sjellë një fitore të madhe sa Mali Sharr. “VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski pretendojnë se janë atdhetarë, dhe më 27 prill ata hynë në parlament me qëllim për të vrarë,” tha Kostadinov, sipas të cilit opozita është hipokrite. “Ata po kërkojnë para për bishtin e demit, dhe vetëm 1 milion euro janë shpenzuar për…

Lexo më Shumë

Në këtë moment plotësisht është e parëndësishme kush do ta drejtojë Qeverinë teknike, por është me rëndësi çfarë do të ndodhë deri më 31 dhjetor lidhur me përmirësimin e jetës së qytetarëve, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “Dellçevë – Lisiçkovë”. Ai theksoi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria do të vazhdojnë me aktivitetet, që do të thonë reformim të sistemit, të cilat do të thonë ndërtim të sistemit, përmirësimit të kushteve për jetën e…

Lexo më Shumë