Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri shqiptar Edi Rama në emisionin “Opinion” në televizionin Klan, tha se ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të ndryshme me ata në Shqipëri dhe se BE-ja e ka tradhtuar kryeministrin Zoran Zaev. “Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do të bënte të njëjtën gjë, sepse nga Zaevi është kërkuar ta ndryshojë emrin e shtetit. A e dini çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit? Është njësoj tani si ti ta ndërrosh emrin, dhe në vend Fevzi të të emërojnë në Sami”, thotë Rama.

Lexo më Shumë

Në Këshillin e Komunës së Çashkës gjatë mbledhjes së sotme është diskutuar për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe. Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët komunalë. Këshilli i Komunës së Çashkës numëron gjithsejte 11 anëtarë, nga të cilët 6 kanë votuar kundër hapjes së paraleles, katër kanë qenë pro dhe një ka abstenuar. Raportohet se kundër këtij votimi ka votuar edhe këshilltari shqiptarë që vjen nga radhët e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë në vendbanimin Vranishtë, sot është vendosur regjim i ndryshuar 7-ditor trafiku në rrugën rajonale R1201, seksioni Strugë-Dibër, njofton LAMM. Prej aty theksojnë se nga “Viadukt Trejd”- Gostivar kanë marrë njoftim se prej sot do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë në një pjesë të rrugës rajonale R1301, pjesa Ohër – Shën Naum, për një periudhë prej shtatë ditësh, për çka do të ketë ndryshim në regjimin e trafikut.

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, sot u përurua vepra “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” e autorit Mahi Nesimi. Kjo vepër përbëhet nga 14 kapituj dhe ofron një qasje të re dhe të ndryshme për turbulencat në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Sipas Prof. Dr. Jusuf Zejneli, libri “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” në mënyrë taksative trajton tema të veçanta, të cilat ndërlidhen me zhvillimet konkrete të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në këtë vepër autori prezanton zhvillimet pas konfliktit të vitit 2001, raportet mes komuniteteve dhe rolin e Bashkimit Evropian, po ashtu janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ambasadorja e Zvicrës në RMV, Sibil Suter Tehada dhe drejtori i USAID-it në RMV, Erik Janovski sot do të marrin pjesë në ngjarjen për fillimin e fushatës për promovimin e arsimit dhe profesionit profesional. Ngjarja do të mbahet në SHM “Zdravko Cvetkovski” (GUC), ndërsa realizimi i fushatës për promovim të arsimit dhe profesionit profesional është financuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar – USAID, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Programi për zhvillim të…

Lexo më Shumë

VMRO – DPMNE sot me anë të një komunikate për media ka thënë se banda kriminele e udhëhequr nga kryministri Zaev ka ngrirë jetën e qytetarëve dhe në vend të jetës, sipas tyre, ka sjellë neveri dhe mjerim, transmeton Shenja. “Nuk ka fund për nënçmimet, zhvatjen, krimin, korrupcionin dhe përndjekjen politike. Në Maqedoni në vend se drejtësi dominon kryesia kriminele dhe klani Zaev të cilëve gjërat më të rëndësishme u janë marihuana dhe tenderët kriminel. Për këtë qeveri kriminele nevojat dhe interesat e qytetarëve janë të pa rëndësishme, është e rëndësishme që në shpinë të qytetarëve të mbushin xhepët e…

Lexo më Shumë

Edhe pse e ka mbështetur fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri bullgar Boyko Borissov, mbrëmë tha se presidenti francez Emannuel Macron ka pasur të drejtë. Sipas leksionit që e ka mësuar Borissov, nëse orientimi i një shteti drejt BE-së varet vetëm nga një person (parti), atëherë ai shtet nuk është i gatshëm për atë rrugë, përcjell  “Deutsche Welle”. “Unë dola tha thash – kolegë, t’ju japim një mundësi. E kam të vështirë, e di sa kemi investuar. Siç thuhet, edhe emrin e ndryshuan. T’ju japim perspektivë. Të gjithë u shikuan, ndërsa Tusk edhe zyrtarisht e propozoi…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të qëndrimit në Republikën e Bullgarisë, e vizitoi Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje. Ministri Ismaili mori pjesë edhe në promovimin e librit “Ervehe” të akademik Luan Starova, i cili është përkthyer në gjuhën bullgare, ndërsa realizoi takim edhe me drejtorin, Sashko Nasev, me të cilin biseduan mbi projektet aktuale dhe të ardhshme për ta promovuar kulturën maqedonase në metropolin bullgar. Ministri i Kulturës, Ismaili, në fjalimin e tij përshëndetës para të pranishmëve në promovim theksoi se libri “Ervehe” është sagë ballkanike për rrënjët e familjes dhe do të gjejë…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Partia politike “Alternativa” qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka shpallur një kampanjë ose platformë politike ‘Vatra Jonë’ e cila platformë ka marr jehon të madhe në mesin e popullit shqiptar. Nuk ka ditë dhe natë ku kryesuesit e kësaj partie nuk janë duke vizituar odat e shqiptarëve për të carë hallet dhe dertet e zbrazjes së Maqedonisë Veriore nga shqiptarët. “Alternativa” po mbledh ose thith nektarin si një bletë punëtore nga të gjitha lulet në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut që në fund ta shndërroje në…

Lexo më Shumë

Ish-komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, njëherësh kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me datën 30 tetor do të udhëtojë në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Në një intervistë për KosovaPress, Latifi tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do të mbrohet në heshtje apo do të jap dëshminë e tij. E në këtë rast, sipas të parit të Rahovecit, nëse i jepet mundësia do të flasë mbi të gjitha krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë, e në veçanti në Rahovec. Latifi thotë se ftesa që i ka…

Lexo më Shumë

 17:10 | 23 Tetor 2019 Foto nga arkivi. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Foto: AP Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje eventuale gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, do të ndihmonte dhe lehtësonte në masë të madhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por ky normalizim i marrëdhënieve nuk është parakusht për anëtarësim në ato organizata, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Praktikat e deritashme, sipas tyre, tregojnë që edhe pa një marrëveshje me Serbinë, Kosova ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, sikurse Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi i dytë i grupeve punuese në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Para pak çastesh ka përfunduar takimi i dytë i grupeve punuese në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lumir Abdixhiku i cili është pjesë e grupit punues nga radhët e LDK-së, ka treguar se në këtë takim është diskutuar rreth temave të ndryshme. “Njëjtë sikurse në takimin e parë edhe ky takim u zhvillua në një frymë shumë pozitive dhe përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve politike. Kjo agjendë synon të orientohet drejt temave të zhvillimit ekonomik, arsimit,…

Lexo më Shumë