Disa ditë pas përfundimit të samitit evropian në Bruksel, shtypi francez me kritika të ashpra për pozitën e presidentit francez Emanuel Makron për shkak të bllokadës së fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton korrespondenti i MIA-s. Gazeta ditore “La Kroa” e afërm me demokristianët, konstaton që në titull “Maqedonia e destabilizuar me vendimin francez me mbylljen e dyerve në BE”. Me refuzim që të lejojë të fillojnë negociata aderuese me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, Franca u gjet e vetmuar dhe e akuzuar për minimin e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit. Nëse…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg sot ka deklaruar se nuk i takon atij që të komentoj vendimin e BE-së për të mos i dhënë datë për bisedime Maqedonisë së Veriut, por ajo që të deklaroj është se dyert e NATO-s janë të hapura dhe Aleanca do t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë, e cila së shpejti do të bëhet anëtare e plotë. Ai thotë se shumica e vendeve anëtare e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim, ndërsa këtë mbrëmë e ka bërë edhe SHBA. Stoltenberg thotë se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë, do të kontribuoj në rritjen e stabilitetit në rajon dhe…
Anel Fidovski është emëruar nga Prokuroria Themelore Publike për prokuror të ri për të përfaqësuar rastin me vdekjen e “Tamarës së vogël”. Ky vendim vjen pasi prokurorja Natasha Goxhoska kërkoi që të tërhiqej nga rasti. Përndryshe, për shkak se vajzës tetë vjeçare nuk iu dha mjekimi në kohë jashtë vendit, akuzohen mjekë nga të dy komisioneve mjekësore, ish-drejtorët e fondit shëndetësor dhe kryetari i bordit të drejtorëve. Nga PTHP thonë për “Nova” se tërheqja e Goxhovskasë është një motiv profesional dhe se nuk bëhet fjalë për presion.
Mesila Doda është e mendimit se Maqedonia e Veriut u penalizua për hapjen e negociatave me Bashkimit Europian për shkak të Shqipërisë. E ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në Opinion, Doda tha se vendi ynë nuk e meritonte hapjen e negociatave, ndryshe nga Maqedonia e Veriut. Mesila Doda: Besoj që Maceon e ka sqaruar vendimin e tij, por do doja që t’iu drejtohesha informacionit të dhënë po atë ditë në fakt në mëngjes nga Erisa Zykaj, e cila raportonte nga Brukseli. Dhe ajo pohonte se nuk është thjeshtë çështje e riorganizimi, është dhe çështje riorganizimi, por përse është një…
Mobiliet e konfiskuara nga Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, të akuzuarit për rastin “Haraçi”, janë në depon e Agjencisë për konfiskim të pasurive. Këtë për “Veçer” e tha Faton Asani, drejtori i këtij organi administrativ përgjegjës për ekzekutimin e konfiskimit të urdhëruar nga autoritetet kompetente që e mbikëqyrin atë. “Katica Janevës iu ishin konfiskuar nga disa shtretër, ndërsa Bojan Jovanovskit mobilie, veshje personale dhe çanta. Paratë, vilat dhe apartamentet nuk u janë marrë. Ne jemi njoftuar vetëm për këto punë dhe i kemi hequr ato, ndërsa për raste të tjera procedurat janë ende në pritje”, tha Asani. Ai konfirmoi që…
Presidenti serb ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për mosçeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vuçiq ka thënë se ky vendim i BE-së ka bërë që rajoni të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë dhe siç tha ai “e vetmja qasje e përgjegjshme është të kujdesemi për veten tonë”. Një vendim i tillë, i marrë pavarësisht përpjekjeve për reforma nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e bëri të qartë për rajonin se “nuk varet gjithçka nga ne”, tha ai në një intervistë për Financial Times.
Në vendkalimin kufitar “Dellçevë – Lisiçkovë” sot me ndarjen e materialit edukativ “Qëndro i pastër dhe thuaj jo korrupsionit”, do të shënojnë aktivitet parandalues për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për denoncim të korrupsionit. Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kolegu i tij bullgar, Mlladen Marinov.
Bllokimi i negociatave të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë temë diskutimi ditën e sotme në Parlamentin Evropian. Në seancën e sotme plenare, PE pritet të votojë një rezolutë të jashtëzakonshme, me të cilën do të kërkojë sërish hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike. Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesinga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë…
Pas vendimit të dhënë ditën e djeshme për miratimin e protokollit për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falenderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë mesazh presidenti maqedonas e ka ndarë në gjuhën shqipe dhe angleze. “Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan në shqip Pendarovski në twitter. Kujtojmë se na mars të këtij viti parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku përveç…
Partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare deri në pranimin zyrtar në NATO. “Senati amerikan dje me shumicë të madhe, 91 vota “pro” dhe vetëm 2 kundër, ratifikoi protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur. Interesi kryesor strategjik dhe kombëtar i vendosur nga dita e pavarësisë, anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s është duke u realizuar”, thonë nga LSDM. Nga LSDM theksojnë se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe sigurinë…
Vendimi për të ndaluar fillimin e planifikuar të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është një gabim i madh historik, tha zv. kryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva. “Ju shihni se do të ketë zgjedhje, kjo do të thotë paqëndrueshmëri”, tha ministrja, njoftojnë mediat bullgare. “Bullgaria thotë një ‘po’ të madhe për të filluar negociatat”, shtoi ministrja. Sipas saj, Maqedonia meriton të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përmbushë plotësisht kushtet e përcaktuara nga pala bullgare. Mediat bullgare kujtojnë se në samitin e fundit në Bruksel javën e kaluar, Presidenti Francez, Emmanuel…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” tregoi se si Ramiz Alia armatosi shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1991 për mbrojte të mundshme nga Serbia, por presidenti i asaj kohe Kiro Gligorov e përdori këtë për të larë hesapet me shqiptarët dhe i bastisi. Në ’91 Ramiz Alia merr dhe çon në Blladë një ngarkesë me armë dhe e filmojnë shërbimet maqedonase. Çfarë ishte ajo? T’i armatosim shqiptarët se po filloi lufta, po sulmoi Serbia të qëndrojnë. Unë isha në opozitë dhe nuk kisha gjë. Tani Kiro Kirov një ditë, për të larë hesapet me shqiptarët merr…

