Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg sot ka deklaruar se nuk i takon atij që të komentoj vendimin e BE-së për të mos i dhënë datë për bisedime Maqedonisë së Veriut, por ajo që të deklaroj është se dyert e NATO-s janë të hapura dhe Aleanca do t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë, e cila së shpejti do të bëhet anëtare e plotë.
Ai thotë se shumica e vendeve anëtare e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim, ndërsa këtë mbrëmë e ka bërë edhe SHBA.
Stoltenberg thotë se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë, do të kontribuoj në rritjen e stabilitetit në rajon dhe kjo do të ketë ndikim edhe në prosperitetin ekonomik.



