Author: Hamdi Kumanova

Ekspozitë kolektive “Salloni vjeshtor” i 15 artistëve anëtarë të Shoqatës “Art Polog” solemnisht u hap dje në Galerinë artistike në Tetovë. Veprat e shfaqura do të ekspozohen dhe do të mund të shikohen deri në mërkurën 30 tetor. “Ne jemi një shoqatë e re e artistëve, ky është viti i parë i ekzistimit tonë dhe në këtë mënyrë prezantohemi para publikut të Tetovës. Tema ishte e lirë dhe secili artist është shprehur në mënyrën e tij. Kemi skulpturë, pikturë dhe grafikë të prezantuara në shumë baza si karton, pëlhurë dhe të ngjashme”, deklaroi Ali Sinani, piktor dhe kryetar i shoqatës.…

Lexo më Shumë

Nga buxheti i shtetit në llogaritë e partive politike këto ditë janë paguar 4,583,000 EUR dhe 319.800 EUR duhet të ndahen për qendrat partiake analitike, njofton Investigative Reporting Lab (IRL) duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Drejtësisë. Këto mjete janë ndarë për gjithsej 39 parti politike kurse për bazë është marrë Ligji i ri për financimin e partive politike. Siç përcjell KDP, shumica e parave nga thesari i shtetit u shpërndanë tek LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE. Partia në pushtet mori 1,180,000 euro, kurse partia më e madhe opozitare 1,025,000 euro. E treta për sa i përket shumës…

Lexo më Shumë

Mosmarrja e datës për bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mund të nxisë forcat destruktive, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të ndërmarrë veprime destabilizuese, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, shkruan REL. Por, ata nuk besojnë se këto forca mund të kenë kapacitete me pasoja të rënda ndaj sigurisë dhe stabilitetit në vend. “Bllokimi i datës së bisedimeve nga ana e BE-së, gjithsesi se ka futur një pasiguri te qytetarët, por kjo nuk besoj se ky do të jetë ai faktori vendimtar për ndonjë destabilizim të përmasave të mëdha. Ne, duhet të jemi të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se “ëndrra për anëtarësim në BE nuk është prishur, opsioni tjetër është nacionalizmi, radikalizmi dhe kthimi prapa në kohën problematike dhe të errët për Maqedoninë”. “Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Në anën tjetër, vendimi për caktimin e datës për bisedime me BE-në është anuluar. Edhe pse 27 vendet anëtare në mënyrë të qanë mbështetën fillimin e bisedimeve, një vend insistoi së pari të ketë reforma të brendshme në BE. E mbështesim nismën e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, por jemi…

Lexo më Shumë

Ajri në Kumanovë mbrëmë ishte eksremisht i ndotur. Disa herë ndotja ka qenë më e lartë se kufiri i vlerave të lejuara. Kumanovarët ankohen se përhapet një erë e pakëndshme në disa pjesë të qytetit. Ndotja filloi pas orës 18:00 dhe në disa momente ishin matur mbi 1.000 PM grimca. Qytetarët reagojnë në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga aplikacioni dhe kërkojnë nga autoritetet kontrolle të përforcuara dhe sanksione kundër ndotjeve. Komuna e Komanovës, vjet mori një plan aksional për uljen e ndotjes ajrore që përfshin masa afatshkurtër dhe masa afatgjatë.

Lexo më Shumë

Tetëdhjetë e një emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme ka gjetur policia e Kumanovës në një objekt ndihmës të një banori nga fshati Vaksincë i Likovës, kumtoi në mëngjes MPB-ja. Sot në mëngjes rreth orës 05:15 minuta është arrestuar N.A nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, për arsye se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, që është bërë me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme. Emigrantët janë dërguar në qendrën e pranimit në Tabanoc. Pas zbardhjes së plotë të rastit në rastit, do të ngritet aktpadi penale kundër N.A

Lexo më Shumë

Po mbahet paraditen e sotme në Tiranë, Samiti për Paqe i Evropës Juglindore, ku kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka komentuar mosçeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve u është bërë një padrejtësi, por nuk duhet humbur shpresa. Ai ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit të bëhemi anëtarë të tridhjetë të NATO-së. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo bëhet për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për…

Lexo më Shumë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konsideron se disa media kanë keqinterpretuar deklaratën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhënë për një medie në Kosovë me titull “Kryeprokurori Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e rastit të Astrit Deharit”. Reagimi i plotë i Kryeprokurorit të Shtetit: Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ju informon se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, decidivisht ka deklaruar se nëse është e nevojshme, pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do…

Lexo më Shumë

Ish-diplomati dhe studiues i Ballkanit në Forumin Gjeopolitik të Kembrixhit, Timothy Les ka përmendur katër skenarë të mundshëm për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë. Drejtimi në të cilin do të zhvillohet dialogu Kosovë – Serbi mund të spekulohet vetëm, tha ai, duke shtuar se Ballkani është në prag të një riorganizimi tjetër që do të shënojë fundin e “organizatës post-jugosllave”. Gjermania do të bllokonte ndarjen: Sipas skenarit të parë, është e mundur që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sepse është në interesin e tyre që të zgjidhin statusin e Kosovës, me presion diplomatik nga Uashingtoni.…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëpartiakë të saj është takuar me përfaqësues të Misionit Vëzhgues të BE-së. Të dy palët vlerësuan procesin e zgjedhjeve të zhvilluar konform standardeve demokratike. Udhëheqësi i delegacionit të Misionit Vëzhgues të BE-së, z. Dominic Howell potencoi rëndësinë e këtij procesi dhe vlerësoi mbarëvajtjen. Ky është njoftimi i plotë i LDK-së: Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtarët e Krysisë së LDK-së, znj. Doruntinë Maloku dhe z. Florian Dushi, kanë pritur sot në takim përfaqësues të Misionit Vëzhgues të BE-së, ku u bisedua për procesin e zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe në krye ishte Ramush Haradinaj. Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit fituese doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin. Edhe pse Kurti është deklaruar pro heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, këta të fundit po e shohin proces të vështirë të dialogojnë me të. Kjo për faktin se lideri i VV-së vazhdimisht ka deklaruar se prioritet duhet dhënë dialogut me serbët e Kosovës, si qytetarë të vendit tonë.…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po numërohen votat me kusht të 6 tetorit. Deri më tani në bazë të të dhënave janë numëruar 12123 vota me kusht. Lëvizja Vetëvendosje prin me 3344 vota, PDK 2536 vota, LDK 2340, AAK 1880 vota , NISMA 563 vota dhe Lista Serbe ka 710 vota deri më tani. Përveç votave me kusht, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të numëroj edhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/ 

Lexo më Shumë