Ekspozitë kolektive “Salloni vjeshtor” i 15 artistëve anëtarë të Shoqatës “Art Polog” solemnisht u hap dje në Galerinë artistike në Tetovë. Veprat e shfaqura do të ekspozohen dhe do të mund të shikohen deri në mërkurën 30 tetor.
“Ne jemi një shoqatë e re e artistëve, ky është viti i parë i ekzistimit tonë dhe në këtë mënyrë prezantohemi para publikut të Tetovës. Tema ishte e lirë dhe secili artist është shprehur në mënyrën e tij. Kemi skulpturë, pikturë dhe grafikë të prezantuara në shumë baza si karton, pëlhurë dhe të ngjashme”, deklaroi Ali Sinani, piktor dhe kryetar i shoqatës.
Ekspozita kolektive “Salloni vjeshtor” është prezantuar para banorëve të Gostivarit Dobri Doll dhe në Qendrën për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë. Vijon ekspozitë edhe në Gostivar.