Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë njoftimet se Bashkimi Evropian po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës. Zaev ka thënë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër. “Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme kishte takim edhe me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin. Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve ku u theksua bashkëpunimit konstruktiv, përkushtimi për përforcimin e thellimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bilaterale përmes dialogut politik të vazhdueshëm si në nivel bilateral ashtu edhe në nivel multilateral. Pendarovski tha se Republika e Shqipërisë është partner në sigurimin e prosperitetit, stabiliteti dhe sigurisë të perspektivës evropiane të rajonit. Bashkëpunimi i deritashëm parlamentar mes dy vendeve ka qenë konstruktiv dhe intensiv ndërsa për bashkëpunim më të thellë është i nevojshëm intensifikimi…
Djegia e mazutit në sistemin për ngrohje të spitalit të Kumanovës është arsyeja për ndotjen enorme të ajrit në Kumanovë, thonë nga Komuna, transmeton Portalb.mk. Stacioni matës për vëzhgim të ajrit ambiental në dhjetëra vitet e fundit është vendosur në oborr të spitalit, në afërsi të kazanit për ngrohje. Analiza e informatave të fituara nga stacioni matës, që e bën ministria përkatëse, tregon se majat kryesore të ndotjes janë si rezultat i djegies së derivatit fosil dhe të njëjtat janë në periudhë kur kazani për ngrohje të spitalit digjet, por pas një kohe të shkurtër stabilizohet gjendja e grimcave të…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për fundjavë ka vendosur të shkojë në në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Veseli ka thënë se bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për të. “Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”.
Iniciativa e ashtuquajtur, “Mini Schengen”, është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Ky është konstatimi i Institutit EPIK që thotë të ketë përcjellë të gjitha zhvillimet e fundit karshi kësaj nisme, shkruan lajmi.net. “Duke marrë për bazë deklaratën e përbashkët të tre krerëve të shteteve që u mblodhën më 9 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë – Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Presidentit të Serbisë, z. Aleksandar Vučić, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev – mund të konstatojmë se iniciativa është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve…
Pas reagimit të bërë nga Alternativa për problemin e rrugëve të pasigurta në Tetovë, Komuna e Tetovës, përfundimisht, i paska nxjerrë në terren ekipet e NPK “Tetovë” për ta zgjidhur problemin me kapakët e pusetave. Kështu ndodhë kur Komuna e Tetovës nuk ndërmerr masa me vetiniciativë per rregullimin e problemeve në Tetovë. Sidoqoftë, ALTERNATIVA edhe në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Për ne është rëndësishme është që bashkërisht të angazhohemi për një jetë më të dinjitetshme dhe të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet që e kanë këtë detyrim. Tetovë, 25.10.2019 …
Ndryshimet e fundit në skenën politike kanë ngritur panik te punëtorët e Telekomit të Kosovës. Kjo panik sipas po vjen pas shantazheve me largim nga puna që po drejtohen kah punëtorët e këtij operatorit telefonik. Kështu ka deklaruar për KosovaPress, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili ankohet se nuk gjeti përkrahje nga institucionet e Kosovës për të krijuar një gjendje të qëndrueshme brenda Telekomit. Istrefi në një intervistë për KosovaPress, thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik i shpalli luftë direkte, duke thënë se do t’i ulin pagat për një periudhë kohore. Ai derisa u ka bërë thirrje…
Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për paqe dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Ky është konkludimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Enver Hoxhaj, shkruan lajmi.net. Ai përmes një postimi në Twitter thotë se pavarësia e Kosovës është gurëthemeli i paqes në Ballkan. Sipas tij, përveç njohjes reciproke, për Kosovën është jetike edhe anëtarësimi në OKB. Postimi i plotë i tij në Twitter: Pavarësia e Kosovës është gurëthemeli i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Një marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB është mënyra e vetme për të siguruar…
Në komunen e Tearcës, u mbajti kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së, në të cilën u zgjodh kryetari i degës dhe kryesia e re e kësaj dege. Kryetari i degës së PDSH-së në Tearcë, z.Ruhan Iljazi, pasi falenderoi anëtarët e deritanishëm të kryesisë së kësaj dege të PDSH-së, theksoi se bashkë me kryesine e re, do të intensifikojnë aktivitetet në takimet me qytetarët shqiptarë të këtyre vendbanimeve, me qëllim forcimin e partisë. Punimet e kuvendit zgjedhor të degës së PDSH-së në Tearcë, i ndoqi edhe kryetari z.Menduh Thaçi , i cili, pasi uroi kryesinë e re të kësaj dege, ndër…
Emmanuell Macron, presidenti i Francës po shfaqet si lideri i ri që do të vendosë fatet e Bashkimin Europian, e mes këtyre në axhendën e tij përfshihen edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor që po presin prej dekadash që të jenë pjesë e Unionit. Në samitin e fundit të Këshillit Europian, do të ishte Macron që do të vendoste veton, duke bllokuar dhënien e dritës jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por mediat serbe kanë paralajmëruar së fundmi në lëvizje të re të presidentit francez, i cili pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi refuzimit që i bëri…
Për dy vjet e gjysmë janë paguar 314,5 milionë euro për subvencione për bujqit, ndërsa pagesa në kohë dhe joselektive e subvencioneve do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Deri më tani nga 1 qershori i vitit 2017 për masat nga Programi për bujqësi dhe zhvillim rural, përkujtojnë, janë paguar mbi 19,3 miliardë denarë ose 314,5 milionë euro, në bazë të pagesave vijuese dhe borxheve të mbetura nga vitet paraprake 2013, 2014 dhe 2015, të cilat pushteti i kaluar nuk i ka servisuar në kohë. Në kërkesë dhe në…
Veton Surroi 1. Është diçka që quhet e drejtë diskrecionale dhe që i bën zyrtarët administrativë konsullorë nëpër ambasada në botë të imagjinojnë për një moment se janë mbretër. Me këtë të drejtë, një zyrtar konsullor i një vendi (zakonisht të kamur, zakonisht të hemisferës veriore, e kështu me radhë) i thotë një qytetari që ka aplikuar (nga vendi, raca, hemisfera tjetër apo diçka që nuk i përngjet shtetit të zyrtarit konsullor) se viza e tij refuzohet. Qytetari i refuzuar, që ndihet njëjtë keq si i refuzuari për pranim në punë apo i refuzuari në dashuri, fillon të arsyetohet…

