Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, thotë se qytetarët presin gjithmonë që pushtetet e reja të jenë më efikase. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se Qeveria e re e Kosovës, duhet të tregohet e aftë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët. Sa i përket dialogut me Serbinë, Daci tha se do të ishte më se e domosdoshme përfshirja e opozitës. Radio Evropa e Lirë: Zoti Daci, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë sjellë si rezultat ndryshime dhe pritet që ish-opozita të marrë pushtetin. Cilat janë pritjet…

Lexo më Shumë

Arrestohet një person në Pejë. Një person është arrestuar në rrugën për te Lugu i Butë në Pejë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar katërmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.08 gram. Nga njësiti i hetimeve është kontrolluar shtëpi e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, me pesëmbëdhjetë fishek. I dyshuari i është dorëzuar kompetente në Pejë dhe nga të njëjtit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Autostrada Kërçovë-Ohër tashmë tre vite e gjysmë po vonën dhe është shtrenjtuar për mbi 180 milionë më shumë. Kjo autostradë është shndërruar në projekt që kontribuon në rritjen e mëtejshme të borxhit të jashtëm me shumën që ka, përkatësisht 598 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deri në kalimin e OBMR-PDUKM-së në opozitë, shumë pak njerëz në vend dinin për problemet e mëdha që ka ndërtimi i aksit rrugor 57 kilometër. Pas ndërrimit të strukturave në Qeveri, në opinion u bënë të ditura lëshimet e mëdha të dokumentimit projektues, duke përfshirë këtu edhe kategorizimin e gabuar të cilësisë së vendit ku…

Lexo më Shumë

Kosova po vazhdon të ‘ngecë’ në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke mos arritur të përmbush prioritetet e agjendës evropiane. Njohës të kësaj çështje thonë se që nga viti i nënshkrimit të MSA-së, është shënuar regres në zbatimin e saj. Ndërkaq, njohës të ekonomisë konsiderojnë se Kosova nuk ka përfituar sa duhet në aspektin ekonomik. Një gjë të tillë e thotë njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, sipas të cilit Kosova nga kjo marrëveshje nuk ka rezultuar me përfitime të mëdha ekonomike, derisa thekson se ende vazhdon të jetë importi shumë më i madh se eksporti. “E mira është…

Lexo më Shumë

Qytetarët janë të kënaqur me veprimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të hequr kuotat e ilaçeve me receta nëpër farmacitë në të gjithë vendin. Për herë të parë, ata kanë ilaçe në dispozicion në fund të muajit. Me heqjen e kuotave, ne kemi zgjidhur problemin dekadësh të mungesës së ilaçeve. Faza e parë e heqjes së kuotave në farmaci filloi në gusht në Ohër, Resnjë, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli. Kuotat u shfuqizuan më 1 tetor dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë ilaçe në dispozicion në çdo kohë të muajit. Pacientët janë fokusi ynë kryesor në sistemin shëndetësor. Ne…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Arsyet e ikjes së këtij stafi, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku prin Gjermania si destinacion, ndërlidhen me pagat dhe kushtet më të mira për punë. Oda e Mjekëve të Kosovës gjatë vitit 2018/19 ka lëshuar 201 vërtetime të cilat ju mundësojnë atyre gjetjen e një pune në shtete e BE-së. Ndërsa, nga nga 1 janar 2019 deri në tetor, Oda e Infermiereve të Kosovës ka lëshuar 27 vërtetime për infermieret për punë jashtë…

Lexo më Shumë

Zjarri që u shfaq sot në mëngjes në deponinë rajonale Rusino, afër Gostivarit, është vënë nën kontroll, informojnë nga ndërmarrja publike komunale. Zjarri është shfaqur rreth orës 3 të mëngjesit në anën perëndimore të deponisë në sipërfaqe prej rreth gjysmë hektari. Zjarri ka përfshirë një pjesë të mbeturinës komunale që është deponuar në këtë lokacion. Punonjësit kujdestarë nga higjiena komunale e kanë paraqitur dhe e kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve. Nga mëngjesit nëpër qytet është ndjerë aromë e pakëndshme, ndërsa qytetarët kanë reaguar nëpër rrjetet sociale. Zjarr i madh i cili e përfshiu deponinë është regjistruar në gusht të këtij…

Lexo më Shumë

Implementimi i Marrëveshjes së Prespës lidhur me erga omnes përdorimin e emrit të ri dhe mundësia që VMRO-PMNE-ja të fitojë në zgjedhjet e 12 prill të vitit 2020, janë pikat për të cilat Greqia shpreh shqetësim pas Samitit të unionit, sipas gazetës greke “Real njuz” (Real news), njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina. Në tekstin me titull “Athina është e brengosur për ngjarjet e Ballkanit”, gazetari, e analizon situatën në rajon pas Samitit të BE-së dhe vetos franceze, por edhe qëndrimet e Greqisë për temat të cilat direkt e prekin. “Çështje e drejtpërdrejtë që rrjedh për Athinën është implementimi i…

Lexo më Shumë

Me një gjest të pahijshëm, kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në debatin me qytetarët e Prilepit theksoi se kundërshtari i tij politik lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk do të vijë në pushtet. “Çfarë se nuk e morëm datën. Mendon se kjo da ta sjellë në pushtet, ka për ta parë. Zaev tha se liderit i VMRO-DPMNE-së nëse mendon se do të vijë në pushtet gënjen, pasi sipas tij me populizëm e nacionalizëm, askush nuk mund të vij më në pushtet. Ai shtoi se i vetmi njeri që është gëzuar se vendi nuk ka marrë datë për negociata është Hristijan Mickoski.…

Lexo më Shumë

Një ditë pas bastisjen në fshatin Vaksincë të Likovës ku u gjetën të ngujuar 81 emigrantë nga Lindja e Mesme, Prokuroria për krim të organizuar nuk ka një përgjigje konkrete mbi masën e kujdesit për të dyshuarin e parë Naim Alili. Pas arrestimit dhe bisedës informative në policinë e Kumanovës, Alili dje u la i lirë pavarësisht se burime policore konfirmojnë se dyshohet për veprën kontrabandë me emigrantë. Nga organi për ngritjen e akuzës thonë shkurt se hetimi është në procedurë e sipër dhe se pritet ndërmarrja e masave, duke mos hedhur poshtë mundësinë së bëhet fjalë për një rrjet…

Lexo më Shumë

“Pasi ndëshkoi Maqedoninë e Veriut me refuzimin e hapjes së negociatave me BE, Edvin Mafia, në një akt banditesk, anulon takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut sepse nuk i pëlqeu deklarata e tij me Presidentin Meta për çeljen e negociatave.” Kështu shkruan sot, ish-kryeministri Sali Bërisha, në Fb, duke iu referuar mesazhit të një diplomati shqiptar. “Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital,” fton në vijim Berisha. Përshëndetje Doktor. Pas deklaratës së Presidentit Pendarovski në konferencë për shtyp me Presidentin Meta, menjëherë Rama thirri Drejtoreshën e Protokollit të Shtetit dhe i tha të lajmërojë Presidentin Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski. Asnjë media…

Lexo më Shumë