Kumanova u bë pjesë e listës së qyteteve të ndotura në Maqedoninë e Veriut. Kryeqyteti sot ishte ndër vendet e para me ajër më të ndotur, fillimisht në mëngjes u radhit në vendin e shtatë ndërsa më vonë u rëndit në vendin e 10. Kumanova, pardje mbrëma, kishte rritje enorme të ndotjes dhe radhitej në vendin e parë në listën botërore të vendeve me ajër të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Autoritetet e Kumanovës kuptuan shkaqet e ndotjes së ajrit dhe ndërmorën masa. Prej aty ata njoftuan se ndotja ekstreme e ajrit, në Komunën e Kumanovës ka ndodhur si pasojë e…
Author: Hamdi Kumanova
Rritja e besueshmërisë, vazhdimësisë dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve, si dhe zbatueshmërisë së tyre, që nuk është rast tani, do të mundësojë ndryshime në Ligjin për kullota. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ndryshimet janë në fazat përfundimtare. Shpallja për fillimin e procesit për përgatitjen e draftit të ndryshimeve në tekst është botuar në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER) www.ener.gov.mk. “Dispozitat e ndryshimeve të propozuara në këtë ligj rregullojnë procedurat për dhënien e përdorimit të kullotave. Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e rishikimit të këtyre ndryshimeve dhe të lënë komente për të përmirësuar…
Në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit për bujqësi pranë LSDM-së, Zoran Atanasov tha se protesta e djeshme e bujqve para Qeverisë, nuk ishte asgjë përveç se një protestë e partisë opozitare. Sipas tij, kjo shfaq mospasjen e ideve dhe dëshpërimin në të cilën ndodhet partia opozitare maqedonase. “Në protestën e djeshme partiake, mungonin bujqit e vërtetë. Në vend të tyre, opinioni pa funksionarë partiakë, kryetarë të komiteteve të OBRM-PDUKM-së nga Negotina dhe Radovishi, familjarë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të punësuar në institucione që aktronin bujq”, tha Atanasov. Ai shtoi se bujqit nuk kanë arsye të protestojnë për shkak se…
Ligji për Prokurorinë Publike është zhvendosur nga agjenda politike, për shkak se partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë të fokusuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Njohësit e çështjeve politike thonë se udhëheqësit politikë në këtë moment nuk janë të interesuar që energjitë t’i orientojnë në tejkalimin e dallimeve rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, që do të zgjidhte edhe fatin e Prokurorisë Speciale, edhe pse kjo temë është kriteri kryesor që Brukseli po kërkon që vendi të përmbushë, me qëllim që të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Arsim Sinani…
Sipas disa politikanëve duket se tashmë është koha kur duhet me qëllim të nxiten urrejtje ndëretnike, me çka më pas të zhvillohet ping – pongu i akuzave dhe kundër akuzave deri në fushatën parazgjedhore. Nuk do të mungojnë as premtimet e bollshme dhe të shumta. Disa qëllimkëqinjë politik e ndezin zjarrin e problemeve për të përfituar poena politike, e ca të tjerë shfrytëzojnë hapësirën e krijuar që të promovohen në opinin gjoja si qetësues të situatës. Në fund madje na paraqiten edhe si kontrollues të fateve tona duke marrë “vendime të mëdha patriotike”. E kam fjalën për ngjarjet e fundit…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fushatën ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë” në Draçevë premtoi se Maqedoninë partie e tij do ta shndërrojë vend për jetesë dhe vend për jetesë më të mirë. “Mund të themi se kemi arritur diçka kur nuk do të premtojmë se në mandatin tonë do të ketë 500 euro pagë mesatare dhe do të realizojmë shumë më shumë se 500”, thotë Micskoski. Mickoski thotë se gjatë mandatit të VMRO-DPMNE do të bëhet shumë më shumë në rritjen e BVP-së. “Maqedonizmi me ekonomi të fuqishme, Maqedoni tigër ekonomik në Ballkan, gjigant teknologji, Maqedonia me arsim të…
Për vizitën e tij të parë zyrtare, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zgjodhi pikërisht Tiranën, ku u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj i dorëzoi Pendarovskit “Çelësin e Qytetit”, si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve. “Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira,…
Katër subjektet më të mëdha politike në vend kanë qëndrime të ndryshme lidhur me modelin zgjedhor. LSDM-ja qeveritare kërkon vendosjes të njësisë zgjedhore me lista të hapura, sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët më së miri do të prezantohen me model zgjedhor të shumicës, për BDI-në më i mirë është sistemi me gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është për tetë njësi zgjedhore. “Ne në fushatën parazgjedhore në vitin 2016 në programin tonë premtuan dhe qëndrojmë në propozimin tonë që vendi ynë të jetë një njësi zgjedhore, madje jemi që të shkohet një hap më tutje dhe të ketë lista të hapura”,…
Një 17 vjeçar nga Kozhani të Manastirit ka blerë sende të ndryshme përmes web-faqeve dhe ka paguar me xhirollogari të huaj. SPB Manastir ngriti akpadi kundër 17 vjeçarit për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale. Prej periudhës 25 deri 28.07.2019, i akuzuari nga web-faqet ka blerë prodhime të ndryshme në vlerë prej 16.600 denarë ndërsa pagesën e ka bërë me xhirollogarinë e S.N./Telegrafi/
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në Draçevë foli për mosçeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. “S’duhet të jetë askush i lumtur për shkak se nuk morëm datën për bisedime në Bruksel. Duhet të jemi të pikëlluar për arsye se nuk morëm datë për shkak të korrupsionit dhe krimit të atij që donte të privatizojë të ardhmen evropiane të shtetit tonë dhe qytetarëve tonë”, tha Mickoski. Mickoski tha se beteja për në BE ka qenë qëllim kryesor i VMRO-DPMNE-së që nga formimi i saj në vitin 1990, atëherë kur, siç tha ai, LSDM betohej te Beogradi dhe Moska. “Ne jemi…
Sot në mëngjes më ftohët është në Berovë ku janë matur minus dy gradë, ndërsa ajo maksimale 11 gradë është në Krushevë, informon DPHM. Sipas të dhënave deri në orën tetë të mëngjesit, një gardë është në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë dhe Manastir, dy në Kumanovë, tre në Demir Kapi, katër në Kriva Pallankë, Shtip dhe Gjevgeli, pesë në Prilep dhe Mavrovë, gjashtë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër dhe Lazaropole, shtatë në Pretor, si dhe dhjetë në Vinicë dhe Dojran. Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e ditës…
“I kemi mbledhur përvojat edhe nga Shqipëria edhe nga Britania e Madhe dhe kemi fituar njohuri të caktuara për zbatimin e vetingut në SHBA, por herët është që të diskutojmë saktë dhe në mënyrë precize se në cilin drejtim do të zbatohet kontrolli te ne, gjegjësisht nëse do të ketë një komision ose do të ketë disa nënkomisione”, thotë për MIA, dekani i Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski, i cili është kryetar i grupit punues, i cili ka për qëllim që të përgatit propozim-ligj për zbatimin e kontrollit të të punësuarve në MPB, njofton Portalb.mk. “Vetingu i parë në Britaninë…

