Sot në mëngjes më ftohët është në Berovë ku janë matur minus dy gradë, ndërsa ajo maksimale 11 gradë është në Krushevë, informon DPHM.
Sipas të dhënave deri në orën tetë të mëngjesit, një gardë është në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë dhe Manastir, dy në Kumanovë, tre në Demir Kapi, katër në Kriva Pallankë, Shtip dhe Gjevgeli, pesë në Prilep dhe Mavrovë, gjashtë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër dhe Lazaropole, shtatë në Pretor, si dhe dhjetë në Vinicë dhe Dojran.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 22 deri në 29 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me temperaturë të ditës deri në 26 gradë.



