Author: Hamdi Kumanova

Për 25 për qind do të rriten pagat e punonjësve shkencorë nga shtatë institucione në vend, ndërsa për punonjësit e atjeshëm është tejkaluar problemi me përqindjen për punën e kaluar dhe ata gjithashtu kanë rritje të pagave prej pesë për qind. Rritja e përgjithshme e të punësuarve në këto institucione shkencore, numri i të cilëve arrin rreth 250, është diçka mbi 40 për qind. “E rregulluam fillimisht padrejtësinë e punës së kaluar, ajo është 10-12 për qind që ata i kanë humbur. Ajo është e drejta e tyre, nëse jo në gjykatë do të marrin dhe do të duhet shteti…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi njoftoi sot se do të ftojë në bisedime përfaqësuesit e SASHK, të cilët paralajmëruan grevë më 11 nëntor, javën e ardhshme. Ademi përkujtoi sot se paga tashmë është dyfishuar dhe se një rritje prej dhjetë për qind e pagave është ofruar në prill. “Javën tjetër sigurisht që do të ketë një ftesë nga ne për t’u ulur së bashku, duke marrë parasysh të gjithë parametrat dhe proceset e tjera të reformës që kanë implikime financiare, besoj se do të gjejmë një mënyrë dhe zgjidhje për rritjen e rradhës së rrogave “, tha Ademi…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase VMRO – DPMNE me anë të një komunikate për media ka thënë sot se banda kriminele e udhëhequr nga kryministri Zaev ka ngrirë jetën e qytetarëve dhe në vend të jetës, sipas tyre, ka sjellë neveri dhe mjerim, transmeton Shenja. “Nuk ka fund për nënçmimet, zhvatjen, krimin, korrupcionin dhe përndjekjen politike. Në Maqedoni në vend se drejtësi dominon kryesia kriminele dhe klani Zaev të cilëve gjërat më të rëndësishme u janë marihuana dhe tenderët kriminel. Për këtë qeveri kriminele nevojat dhe interesat e qytetarëve janë të pa rëndësishme, është e rëndësishme që në shpinë të qytetarëve të mbushin…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimit të LSDM-së thuhet se protesta e sotme para Qeverisë e organizuar nga bujqit është protestë partiake. “Në këtë ‘protestë’ të bujqve, përveç anëtarëve të OBRM-PDUKM-së nuk kishte bujq të vërtetë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ata e vlerësojnë se protesta e anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që aktronin sikur bujq të pakënaqur është e rreme ashtu siç është e rreme partia që, siç thonë nga LSDM nuk ka ide dhe po lufton për të mbrojtur krimin. “Bujqit e vërtetë nuk kanë arsye për të protestuar, për shkak se përvoja e deritashme e vërteton marrëdhënien e partneriteti dhe kujdesit të…

Lexo më Shumë

Me sesionin e sotëm të fundit të “Dialogut të Ohrit” në të cilin morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit Zoran Zaev, Dane Taleski, përfundoi takimi i sivjetëm i anëtarëve të Qeverisë, përfaqësues të Këshillit atlantik dhe ish-diplomatë dhe aktualë të BE-së dhe të NATO-s, të cilët përmes dialogut strategjik kanë punuar në avancimin e zgjidhjeve progresive dhe avancuese për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe rajoni. Një pjesë e temave të cilat u analizuan ishin edhe kontributet, por edhe përfitimet e Maqedonisë së Veriut, që duhet të priten…

Lexo më Shumë

Marrëdhënia ndaj mjedisit jetësor është çështje rajonale, jo është lokale dhe prandaj qasja duhet të jetë rajonale. të gjithë ne jemi përgjegjës, ne si pushtet ekzekutiv, sektori privat – ata që prodhojnë, por edhe ne si individë, të gjithë së bashku duhet të punojmë për të ardhur deri në zgjidhje, është mesazhi që e dha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini pas konferencës së sotme rajonale “Gjelbërimi i sjelljes ndaj mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në organizim të Asociacionit të Çivning bursistëve në Maqedoni (MCAA). Duke shprehur kënaqësi që gjeneratat e ardhshme të cilat…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit krijojnë situatë të re politike dhe konfirmojnë atë që thoshim për Marrëveshjen e Prespës, por ajo që nuk ndryshon është mbështetja jonë për perspektivën evropiane të vendit fqinj, thotë Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Miltiadis Varviciotis, në një intervistë për gazetën “Parapolitika” për zhvillimet në vendin tonë, raportoi korrespodenti i MEDIAL-s në Athinë. Varviciotis rithekson se mbështetja e tyre shkon së bashku me parakushte të tilla si “sundimi i ligjit, pajtueshmëria me ndryshimet kushtetuese të paraqitura, braktisja e të gjithë elementëve të irredentizmit dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore”. “Këto parakushte si dhe respektimi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev krahas intervistës në “Politika’ dha edhe një intervistë për gazetën ‘Danas’ ku vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe nuk do të lejojë të kthehet në të kaluarën. “Një pjesë e udhëheqësisë të kundërshtarëve tonë politik, për fat të keq, deri në ditën e sotme nuk kanë hequr dorë nga regjimi i vjetër, e mbrojnë atë regjim, mbrojnë krimin dhe korrupsionin që e çuan shtetin në fundosje, ndërsa jetë kishte vetëm për një familje”, shprehet Zaev në intervistë. Zaev thotë se nuk e ka humbur shpresën në BE pas anulimit për nisjen e bisedimeve për në…

Lexo më Shumë

Mospagesa e subvencioneve në kohë dhe mospërmbushja e plotë e kërkesave të para një viti janë arsyet se pse Shoqata e blegtorëve ‘Agrocentar’ nga Velesi, e mbështetur edhe nga shoqata tjera bujqësore organizuan marsh protestus në Shkup. Marshi filloi rreth orës 12:30 në ‘Mavrovarja’, ku me gjashtë traktorë dhe banerë u drejtuan drejt Qeverisë. Siç deklaroi për AIM, kryetari i ‘Agrocentar’, Mitko Jankov, protesta nuk ka asnjë qëllim politik dhe për këtë shkak nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim politik apo partiak. “Protesta mbahet për shkak të shurdhosjes së Qeverisë për blegtorët dhe nuk ka asnjë qëllim politik. Kërkesat…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë dhe i përshëndeti pjesëmarrësit e konferencës shkencore dyditore “Seminari i Ballkanologjisë” me temën “Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ministri i Kulturës në fjalimin e tij para të pranishmëve e theksoi rëndësinë e seminarit që po zhvillohet sot dhe nesër pikërisht në kryeqendrën ballkanike në Shkup. “Ballkani vërtet mund të jetë sot zona e zjarrit, por njëherazi mund të jetë edhe zona e flakës së dashurisë dhe urrejtjes së sinqertë. Edhe tjetri në Ballkan ose dashurohet deri në vdekje ose urrehet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes është renditur në mesin e 20 vendeve që kanë bërë reforma, por që në të njëjtën kohë ka shënuar rënie në ranglistë, ku nga pozita e 44 sa ka qenë, tash gjendet në pozitën e 57. Rukiqi tha se kjo rënie vije si pasojë që në vend ka një ngadalësim të reformave, ku përmendi se ngadalësim më i theksuar është te reformat e zbatimit të kontratave. “Janë dy fakte me rëndësi që të theksohen, Kosova është ne mesin e…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovki, Presidenti i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Samitin e paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë. “Mungesa e caktimi të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, problemi me vizat e Kosovës, ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat evropian”, deklaroi Pendarovski. Sipas tij, “nuk ka konferencë e takime ku nuk flasim për stabilitetin dhe bashkëpunimi në rajon”. Sipas Pendarovskit, stabiliteti në çdo shtet varet më shumë nga përmbushja e nevojave të qytetarëve. “Jam i bindur që rreziku nga stabiliteti fillon nga shtëpia jonë, ku institucionet nuk i plotësojnë nevojat e qytetareve. Gjatë viteve…

Lexo më Shumë