Zhvillimet e fundit krijojnë situatë të re politike dhe konfirmojnë atë që thoshim për Marrëveshjen e Prespës, por ajo që nuk ndryshon është mbështetja jonë për perspektivën evropiane të vendit fqinj, thotë Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Miltiadis Varviciotis, në një intervistë për gazetën “Parapolitika” për zhvillimet në vendin tonë, raportoi korrespodenti i MEDIAL-s në Athinë.
Varviciotis rithekson se mbështetja e tyre shkon së bashku me parakushte të tilla si “sundimi i ligjit, pajtueshmëria me ndryshimet kushtetuese të paraqitura, braktisja e të gjithë elementëve të irredentizmit dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
“Këto parakushte si dhe respektimi i rreptë i Marrëveshjes së Prespës, përfshirë aspektet tregtare, janë të lidhura në mënyrë të pandashme me përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE dhe do të përcaktojnë ritmin e procesit të tij të ardhshëm të pranimit. Në këtë frymë, Greqia mbështet marrëveshjen, pasi është një marrëveshje ndërkombëtare që i detyron të dy shtetet, por vazhdimisht ndaj vendit fqinj dhe në çfarëdo drejtimi tjetër, ne vërejmë çdo vonesë ose lëshim të identifikuar nga ajo në zbatimin e saj. Me siguri, dialogu në prag të zgjedhjeve të prillit do të jetë i polarizuar dhe ne presim zhvillime të brendshme në vendin fqinj”, thotë Varviciotis.
Për sa i përket perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ministri i jashtëm grek alternativ theksoi se të dy vendet kanë mbështetjen e Greqisë, por anëtarësimi i tyre duhet të jetë në pako.



